Pas prime-it të mbrëmshëm, Egla dhe Meritoni vijuan me përplasjet e tyre, ku në një moment, kulmoi situata dhe Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit. Vera i ra në sy moderatorit dhe sigurisht, i shkaktoi dhimbje.
View this post on Instagram
Meritoni e pyeti me ironi Eglën nëse donte një gotë verë dhe ia ofroi. Disa herë, ai e ka cilësuar si "alkooliste". Ajo e mori dhe ia hodhi në kokë, duke e falenderuar po me ironi. Nisur nga kjo situatë, njerëzit shpërthyen në komente, duke kërkuar një zarf të zi që lajmëron përjashtimin e Eglës.
Disa të tjerë pyetën nëse produksioni mban përgjegjësi për shëndetin e Meritonit.
Ndërsa thuajse të gjithë bien dakord që Egla e teproi në këtë situatë.
Ilnisa reagoi ashpër ndaj Eglës, duke i thënë se duhet të dënohet për veprimet që bën dhe se duhet të përjashtohet nga shtëpia. Ndërsa sërish, pati një përplasje mes Meritonit dhe Eglës, ku banorja ripërsëriti veprimin e derdhjes së një gote me alkool në kokën e Meritonit. Banorë të tjerë reaguan duke i thënë Eglës se çfarë po bën, ndërsa moderatori u shpreh se ajo është njeriu më i keq që ka parë dhe e etiketoi si “të marrë”.
View this post on Instagram
Prej disa javësh, Egla, Meritoni dhe Ilnisa shpeshherë janë në qendër të debateve dhe këto nuk janë rastet e para që banorja e ka prekur Meritonin. Disa ditë më parë, ajo e ka prekur fizikisht duke i kapur faqet, duke imituar gjestin e “tetave që prekin fëmijët në shenjë përkëdhelëse” (sipas deklaratave të saj), më pas, e mbuloi me shkumë ndërsa ajo ishte në vaskë dhe Meritoni pas saj dhe javë më parë, i hodhi ujë në fytyrë.