Era Istrefi dhe futbollisti Amir Rrahmani mund t’i kenë dhënë fund lidhjes, pas pothuajse 1 viti bashkë. Dyshja nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por rishtazi, nuk kanë publikuar më foto së bashku në rrjetet sociale.
Shpirti ynë kureshtar s’na la rehat, ndaj kontrolluam nëse e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe përgjigjja është “jo”. As Era dhe as Amiri nuk janë më miq në këtë rrjet social. Për më tepër, ata kanë fshirë fotot dhe gjurmët e njëri-tjetrit në llogaritë respektive.
Gjithsesi, ne rikujtojmë se rrjetet sociale nuk janë tregues i situatës në një çift. Ata mund të vijojnë të shijojnë romancën në privatësi, larg syve kuriozë.
Era dhe Amiri konfirmuan lidhjen në korrik tê 2023-shit. Ata u përfolën se ishin bashkë kur Era u shfaq në stadiumin e Napolit, skuadër me të cilën luan futbollisti.