Ka nisur një rrugëtim i ri për Nevina Shtyllën, e cila tanimë është moderatore e spektaklit të humorit “Portokalli”, krah Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit.
Në edicionin e kaluar, ishte Fjoralba Ponari ajo që prezantonte “Portokalli”, por pas ndryshimeve të reja dhe shkëputjes së saj nga Top Channel, roli i saj i është besuar Nevinës.
Përmes një postimi në Instagram, Nevina uroi që edhe shikuesit ta shijojnë po aq sa ajo sezonin e ri të “Portokalli”. Në mbishkrim, Nevina u shpreh: “Nis sot një rrugëtim i ri në “Portokalli”. Uroj ta shijoni dhe ju po aq sa unë këtë sezon të ri (më besoni, e qeshura është e garantuar)”, duke falenderuar edhe Xhemin dhe Salsanon që ia bënë më të lehtë sikletin e puntatës së parë.
“Portokalli” transmetohet çdo të diel në orën 21:00 në Top Channel dhe prej vitesh është spektaktli që vijon traditën e humorit.