30-vjeçari Lewis Hamilton ka kaluar disa kohë në një jaht mjaft luksoz me modelen 19-vjeçare Kendall Jenner, me të cilën mendohet se kanë një lidhje bashkë.
Nëse Lewis mendon se di gjithçka nga jeta, e ka gabim pasi tani, me shumë gjasa, do të përfshihet në jetën e klanit Kardashian-Jenner. Por a është dakort mamaja e Kendall?
Bukuroshja 19-vjeçare, që së fundmi është bërë imazhi i ri i Calvin Klein, ka një të ardhme mjaft të ndritur dhe ajo do jetë milionerja tjetër e Kardashian-Jenner. Të paktën kështu mendon mamaja e saj e cila nuk është shumë dakort me “lidhjen” e saj të shumë përfolur.
Në fakt Kris, po ta mendosh mirë, Kendall-it do i bënte mirë pak famë nga Lewis Hamilton. Gjithsesi a do e konfirmojnë ata lidhjen e tyre? Mbetet për tu pare.
Burimi: Mirror UK