Metropolitan

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e saj në të shkuarën

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e
Shutterstock

Selena Gomez mërzitet sa herë mendon për komentet e saj në të shkuarën, referuar trupit të saj dhe shprehet se është sjellë shumë keq me veten.

Këngëtarja dhe aktorja, 31 vjeç, e cila prej vitesh ka dhënë intervista ku ka folur hapur për imazhin që ka për trupin e saj, për shkak të ndryshimeve që ai pëson nga sëmundja e lupusit dhe bipolariteti, e ka dokumentuar rrugëtimin e saj në “My Mind & Me”.

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e
Apple

Këtë herë, në një rrëfim në panelin e SXSW, artistja u shpreh: “Sëmurem kur i dëgjoj gjërat që kam thënë për veten në fillim”, duke theksuar se dokumentari është xhiruar rreth 6 vite më parë. “Por mendoj se të gjithë mund ta kenë këtë ndjesi. Është e rëndësishme t’i flasësh vetes me mirësi, por besoj se nuk e kisha kuptuar këë në fillim”.

Ajo tha se u frymëzua për të folur për shëndetin e saj mendor, pasi u ndje sikur nuk përshtatej në industrinë e argëtimit. “Kishte shumë njerëz që u kujdesën për mua më shumë se sa unë u kujdesa për veten. Preka fundin”, rrëfeu ajo, duke treguar se iu desh ca kohë dhe përpjekje që të merrte veten. “Dua të mendoj dhe të shpresoj se jam në një vend më të mirë tani”, vijoi ajo.

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e

Një rol në mirëqenien e saj ka luajtur edhe lidhja me Benny Blanco, me të cilin konfirmoi lidhjen në dhjetor të vitit 2023. Ajo e cilësoi Blanco-n si “gjënë më të mirë që i ka ndodhur në jetë”.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

Selena Gomez reflects on comments she has made about her body in the past

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e
Shutterstock


Selena Gomez gets upset every time she thinks about her comments in the past, referring to her body and says that she has treated herself very badly.

The singer and actress, 31 years old, who for years has given interviews where she has spoken openly about the image she has of her body, due to the changes it suffers from lupus and bipolarity, has documented her journey in "My Mind & Me".

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e
Apple

This time, in a confession at the SXSW panel, the artist said: "I get sick when I hear the things I said about myself at the beginning", emphasizing that the documentary was shot about 6 years ago. "But I think everyone can have that feeling. It is important to speak kindly to yourself, but I believe I did not understand this at first".

She said she was inspired to speak out about her mental health after feeling like she didn't fit in in the entertainment industry. “There were a lot of people who took care of me more than I took care of myself. I hit rock bottom," she confessed, revealing that it took her some time and effort to recover. "I want to think and hope that I'm in a better place now," she continued.

Selena Gomez reflekton mbi komentet që ka bërë për trupin e

A role in her well-being has also been played by her relationship with Benny Blanco, with whom she confirmed her relationship in December 2023. She described Blanco as "the best thing that has happened in her life".

Suggested Articles: