TV Mania

Mara Venier fton publikisht Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm “Domenica In”

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2024

Mara Venier fton publikisht Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm

Ikona e televizionit italian, Mara Venier ka ftuar publikisht moderatoren Alketa Vejsiun në emisionin e saj të njohur “Domenica In”. Mara, përmes një video në Instagram, u shpreh se e do Alketën dhe e fton në “Domenica” dhe më pas, shtoi se do të vinte ajo në Shqipëri.

“E dua Alketën, e ftoj në “Domenica”. Pastaj, më prisni mua në Shqipëri”, tha ajo e buzëqeshur. Alketa publikoi videon në Instagram, duke thënë se empatia dhe buzëqeshja e Mara-s e bëjnë të patëmetë sharmin e saj njerëzor dhe më pas televiziv. "Faleminderit për ditën e mrekullueshme. Të dua. Je një grua e jashtëzakonshme", shkroi Alketa në mbishkrim.

 
 
 
 
 

Venier cilësohet si një prej ikonave të moderimit në Itali, pasi edhe në moshën 73-vjeçare vijon të moderojë programin e saj të së dielës.

Mara Venier fton publikisht Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm

“Domenica In” në Rai 1 është një program historik, i cili transmetohet që nga tetori i vitit 1976. Nga viti 2018 e në vazhdim, prezantimi i tij iu besua Mara Venier, e cila u rikthye në emisionin që kishte moderuar në vitet ’90.

Mara Venier fton publikisht Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm

“Domenica In” është tashmë një traditë në Itali dhe ndiqet jo vetëm nga vendasit, por edhe nga admiruesit përtej kufijve. Alketa do të jetë shpejt pjesë e këtij programi, për të folur për pasionin, jetën dhe përvojën e saj ndër vite.