Marredhenie

Si të ankohesh në mënyrën e duhur

Shkruar nga Anabel

29 Shkurt 2024

Si të ankohesh në mënyrën e duhur
Pinterest

A je një nga ata njerëz që ankohen shpesh? Të gjithë ankohemi, po mbase ti ankohesh pak më tepër, se ke nevojë të çlirosh emocionet negative. Nëse ke kuptuar se askush nuk të dëgjon ose po ndien se je kthyer në problem për të tjerët, sot do të tregojmë si ta bësh mirë këtë gjë që mos vësh në dyshim nëse duhet apo jo të ankohesh.

Psikologia Karla McLaren ka zbuluar një startegji që mund ta aplikosh për të mos u parë shtrembër nga ata që të dëgjojnë dhe për të pasur mundësinë të ankohesh lirshëm.

Hapi i parë: Gjej një send që do mund t’i ankohesh. Sado e çuditshme që ngjan, vetëm një dollap, mur apo objekt tjetër “dëgjon” ankesa sa të duash, pa folur dhe pa u besdisur.

Kur je i/e mërzitur apo i/e inatosur, shko te ky partner jonjerëzor dhe nxirr gjithë inatet që ndien. Sigurohu që të kesh privatësi që të mos ndihesh keq nga komentet e atyre që do të të shihnin.

Hapi i dytë: Kur të mbarosh së foluri thuaj: Seanca mbaroi dhe falenderoje “partnerin” që të dëgjoi. Kur të mbarosh do ndihesh shumë i/e lumtur pavarësisht si ke qenë para se ta nisje këtë procedurë.

Artikuj të sugjeruar: