
Anya Taylor-Joy u shfaq e veshur me një fustan që i tregonte siluetën perfekte në premierën e “Dune: Part 2”, por fansat nuk e pëlqyen fort këtë detaj. Vetë aktorja e njohur ka publikuar edhe disa foto nga përgatitja për pamjen e saj ku tregon se ka vënë një korse për të theksuar belin akoma më shumë.

Aq u desh që njerëzit të ndaheshin në dy grupe edhe me komente në fotot në fjalë.
“A mund të mos e normalizojmë urinë”, shkruan dikush; “Shumë keq. Prisja diçka tjetër. Të qenurit e dobët nuk është chic”, shkruan një tjetër.
“E besoj shumë se je njeri i mnrekullueshëm. Por ky material që po promovon nuk i bën mirë njerëzve dhe nuk flet për mirëqenie”, shkruan një i tretë.
Shumë njerëz e kanë akuzuar aktoren si person që po ndihmon në promovimin e problemeve me kequshqyerjen.

Ndërsa pjesa tjetër e kanë mbrojtur duke theksuar se fiziku i saj i tillë është dhe nuk ka ndonjë përpjekje për të promovuar urinë.
“Ti ke të drejtën të mos vishesh kështu, siç ajo ka të drejtën të vishet si të dojë”, shkruan dikush.
“Mos u tregoni hipokritë”, shkruan një tjetër në mbrojtje të Taylo-Joy.
Vetë aktorja nuk ka reaguar për këtë temë ndërsa fotot në fjalën janë ende në rrjet.
Artikuj të sugjeruar: