
“Cry Me a River", në versionin e 2024-ës? Ndoshta, edhe mund të jetë e tillë! Justin Timberlake publikoi dje këngën e re me titull “Drown”, hit i cili do të jetë pjesë e albumit të ri të artistit, "Everythig i thought it was", që do të publikohet në 15 mars. Por, njerëzit nuk u kursyen edhe këtë herë komente duke menduar që kjo këngë e re është një dedikim për Britney Spears.
Hiti ka në qendër një marrëdhënie dashurie që ka shkuar keq, sidomos pasi ish-i foli dhe tregoi se cilët ishin ata si çift në të vërtetë.
Hamendësimet se kënga ka të bëjë me Spears, sidomos pasi kjo e fundit foli hapur në librin “The woman in me” që u publikua tetorin e kaluar, ku artistja zbuloi detaje nga marrëdhënia që përfundoi në ndarje mes saj dhe Justin. Dyshja e famshme u ndanë pas thashethemeve se Britney e tradhtoi Timberlake me koreografin Wade Robson.

Justin, sigurisht që nuk e ka konfirmuar nëse kënga është dedikim për të (ndoshta asnjëherë nuk ka për ta bërë), por një burim për Us Weekly tha se: “Justin e kishte menduar faktin se Britney do fliste në libër për raportin mes tyre, por në terma më të përgjithshëm dhe jo gjëra aq personale, gati të ndyra,” u shpreh ai.

Pas gjithë “turbulencave” që solli libri, Britney i kërkoi Justin-it falje publikisht në Instagram duke u shprehur se: "Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim," shkroi Spears krahas një videoje të Timberlake duke performuar në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon. “Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit që kam dashur shumë, sinqerisht më vjen shumë keq,” vijoi Spears.
Pavarësisht “trazimit të ujërave” që duket se po sjell hiti i ri i Timberlake, njerëzit janë të prirur të mendojnë se kjo është një përgjigje e artistit ndaj ish-it, Britney Spears.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Marie Claire