
Teksa shoqëria po mësohet akoma me idenë e inteligjencës artificiale dhe përfshirjen e saj në përditshmëri më shumë se kurrë edhe industria e bukurisë nuk shpëtoi pa u prekur. AI (inteligjenca artificiale) ka nisur të përdoret si ndihmës, për shembull duke ndihmuar klientët të gjejnë ngjyrën që ju duhet për fondatinën e lëkurës.
Por teksa teknologjia zhvillohet, realiteti dhhe mashtrimi kanë nisur të mos dallohen nga njëri-tjetri. Stilistët e flokëve shprehen se ka klientë që ju vijnë në sallone me prerje dhe stilime të ndryshme që janë të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, por shumica as nuk e dallojnë dot që nuk janë reale.
“Nuk kam asnjë problem me këto ide, por kanë filluar të mos jenë realiste”, pranon Kee Taylor, stilist flokësh.
Por nga ana tjetër, e mira që sjell teknologjia është fakti që nëse një klient do të bëjë një ndryshim drastik, mundet thjesht të bëjë një foto të vetes dhe të shohë si do duket para kohe për të kuptuar nëse do apo jo të ndërhyjë në pamje.
Megjithatë, industria e modës është shumë e rrezikuar nga inteligjenca artificiale, sepse sipas ekspertëve do ndikojë në jetën e profesionistëve të fushës, nga fotografët e deri te modelet, të cilat mund të mbeten pa punë dhe mund t’u përdoret imazhi pa u përpjekur aspak.
Rreziku nga inteligjenca artificiale ka vënë në shënjestër personazhe publikë dhe njerëz të thjesht, pasi mundësia për publikime të paqena është ekzistent çdo ditë.
Artikuj të sugjeruar: