Celebrity

Taylor Swift puthi të dashurin dhe interneti u çmend

Shkruar nga Anabel

29 Janar 2024

Taylor Swift puthi të dashurin dhe interneti u çmend
AP

Dje u zhvillua një nga ndeshjet më të rëndësishme sportive në Amerikë: Baltimore Ravens me Kansas City Chiefs, me rezultatin 10-17, i cili i suguroi vendin në Super Bowl Kansas City Chiefs. Nëse skuadra s’të tingëllon shumë e dëgjuar, atje luan Travis Kelce, ose i dashuri i ri, publik i Taylor Swift.

Tay zbriti në fushë për të festuar bashkë me të dhe i dhuroi një puthje (dheee buzëkuqi i saj i kuq nuk la asnjë shenjë). Ky moment i dyshes të preferuar ka bërë namin në internet dhe ka qarkulluar në çdo rrjet social!

Nga veshja, te mimikat, e deri te puthja mes lotësh, gjithçka është komentuar në X (ish-Twitter) dhe TikTok fliste për çiftin më të famshëm të momentit.

 

Taylor Swift puthi të dashurin dhe interneti u çmend
AP

 

Taylor ishte veshur thjesht dhe fytyra e saj, e përqendruar në ndeshje është bërë virale për mimikat që e dallojnë këngëtaren në çdo dalje publike.

Më pas, kur skuadra e partnerit të saj u shpall fituese në momentet finale të ndeshjes, duke bërë një kthesë historike në eventin sportiv të vitit, puthja pansionante u bë qendra e vëmendjes. Travis shihet i përlotur në disa nga fotot teksa e përqafon dhe puth këngëtaren e njohur.

Dikush e bëri të qartë se urren të shohë skuadrën Chiefs të fitojë, por shkrihet për puthjen e Tay me Travis.

Ja dhe dikush që nuk përmbahet:

Por, siç e thamë edhe më sipër, një vëmendje të veçantë ka marrë edhe buzëkuqi i saj.

Njerëzit i janë drejtuar platformës X për të zbuluar se cilën markë buzëkuqi ka vendosur Taylor që nuk la asnjë shenjë në buzët e Kelce.

Taylor Swift puthi të dashurin dhe interneti u çmend
Getty

“A ma shpjegon dot dikush çfarë buzëkuqi ka përdorur Taylor që nuk i la shenja të kuqe në gjithë fytyrën Travis-it”, shkroi një fans. Ndërsa një tjetër tha: “Ky buzëkuqi i Taylor duhet studiuar nga shkencëtarët. Qenka perfekt”.

Në të vërtetë, Taylor në një intervistë më të hershme ka shpjeguar se fuqia e buzëkuqit që qendron pa lëvizur nuk varet te vet marka, por te disa mënyra që ajo ka mësuar nga grimierët e saj.

“Ata vendosin buzëkuqin, më pas vendosin pudër mbi një fasoletë dhe i ushtrojnë pak presion mbi buzë. Më pas e aplikojnë prap buzëkuqin duke krijuar një shtresë që zgjat më shumë në kohë”, ka thënë më herët Taylor.

Artikuj të sugjeruar: