Flokët e shkurtër nuk po dalin nga moda dhe kjo vërtetohet lehtësisht me videot virale në rrjete sociale të vajzave që po frymëzohen nga VIP-at që të ndryshojnë.
Stilistët e flokëve bien në një mendje kur vjen puna për këtë temë dhe të gjithë pranojnë se flokët e prerë shkurt, konkretishht modeli bob, i shkon çdo fytyre, thjesht duhet përshtatur prerja me tiparet.
Thënë kjo, ka njerëz që do duhej ta plotësonin pamjen me baluke të plota. Ka të tjerë që duhet t’i kenë anash, ose të mos kenë fare. Disa forma fytyre duhet të luajnë me gjatësinë dhe kështu me radhë.
Me tej do ju njohim me disa nga prerjet e shkurtra që mund të keni parasysh nëse doni të ndryshoni pamjen:
Prerja italiane moderne bob
Prerja bob me gjatësi deri te supet
Prerja e flokëve wolf
Prerja bob me baluke
Prerja bob klasike
Prerja bob e shkurtër dhe e çrregullt
Prerja bob e drejtë (në flokë të hollë)