Fashion & Beauty

A është e vërtetë që uji hidraton lëkurën? Ja versionet e dermatologëve

A është e vërtetë që uji hidraton lëkurën? Ja

Kur bëhet fjalë për një lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme, duket se çdo personazh i famshëm dhe me ndikim gjithmonë ka të njëjtën këshillë: pini më shumë ujë sesa mendoni se duhet. Ekspertët e shëndetit do t'ju thonë se pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është hapi i parë për të investuar në pamjen tuaj.

"Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme," shprehet nutricionistja Kimberly Snyder, e cila punon me VIP-a si Reese Witherspoon dhe Kerry Washington.

Kjo ka kuptim. Në fund të fundit, nuk ka dyshim se pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe ne të gjithë e dimë se kur jemi të dehidratuar, nuk dukemi apo ndihemi mirë. Por, a është e vërtetë që pirja e një sasie me të madhe uji ndihmon në hidratimin e lëkurës?

Thuhet shpesh se uji është jetë dhe ne të gjithë nuk do të jetonim dot pa të. Jo vetëm që përbën pjesën më të madhe të vëllimit në trupin tonë, por shërben si një mjet për dërgimin e lëndëve ushqyese në qelizat tona dhe largimin e toksinave dhe mbetjeve të dëmshme. Ai gjithashtu ndihmon trupin tonë të mbajë një temperaturë normale, lubrifikon nyjet dhe mbron indet dhe organet e rëndësishme.

Miti i lëkurës së hidratuar nga uji: Fatkeqësisht, litrat shtesë të ujit nuk do të përkthehen automatikisht në të paturit e lëkurës së bukur dhe të shëndetshme. Ndikimi kryesor që ka hidratimi në pamjen e lëkurës është përmirësimi i qarkullimit të gjakut në lëkurë, duke i dhënë asaj lëndë ushqyese dhe oksigjen si dhe detoksifikimin e trupit.

Përveç ujit, nutricionistët dhe dermatologët thonë se ndikim kanë bazat e ushqimit të mirë, një gjumë i plotë si dhe konsumi i ujit. Rutina e plotë e kujdesit vetjak për lëkurën, kremrat, trajtimet, mbrojtja nga rrezet UV janë një tjetër qasje që duhet ta keni për të pasur një lëkurë plot shkëlqim.

Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar e mbushur me ushqime të pasura me antioksidantë si dhe yndyrna të shëndetshme ndikon në një lëkurë të bukur.
Pra, e kuptuat mirë!  Nuk është vetëm uji!

 
Burimi: Vogue

REELS

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.

Art dhe dashuri 🤍

Is it true that water hydrates the skin? Here are the dermatologists' versions

A është e vërtetë që uji hidraton lëkurën? Ja

When it comes to glowing, healthy skin, it seems like every celebrity and influencer always has the same advice: drink more water than you think you should. Health experts will tell you that drinking enough water is the first step to investing in your appearance.

"When you're hydrated, joints are lubricated, skin is nourished and hair follicles grow healthily," says nutritionist Kimberly Snyder, who works with VIPs like Reese Witherspoon and Kerry Washington.

This makes sense. After all, there's no doubt that drinking enough water is essential to staying healthy, and we all know that when we're dehydrated, we don't look or feel our best. But is it true that drinking more water helps to hydrate the skin?

It is often said that water is life and we all could not live without it. Not only does it make up most of the volume in our bodies, it serves as a vehicle for delivering nutrients to our cells and removing toxins and harmful waste. It also helps our body maintain a normal temperature, lubricates joints and protects important tissues and organs.

The water-hydrated skin myth: Unfortunately, extra liters of water won't automatically translate into beautiful, healthy skin. The main effect that hydration has on the appearance of the skin is to improve blood circulation in the skin, providing it with nutrients and oxygen as well as detoxifying the body.

In addition to water, nutritionists and dermatologists say that the basics of good food, a full sleep and water consumption have an impact. Complete skin care routine, creams, treatments, UV protection are another approach you should have to have a glowing skin.

A healthy and balanced diet filled with antioxidant-rich foods and healthy fats contributes to beautiful skin.
So you got it right! It's not just water!
 
Source: Vogue