Jason Momoa shkon ku e çojnë këmbët dhe jeton atje. E kemi seriozisht, ylli i “Aquaman” ka zbuluar në një intervistë me Kevin Frazier se për momentin, nuk ka një shtëpi, jo se s’ka mundësi, por kjo është zgjedhja e tij.
“Vëlla, nuk kam një shtëpi. Jetoj në rrugë”, u shpreh aktori 44-vjeçar.
Momoa tha se kjo është ajo që preferon, veçanërisht gjatë kësaj periudhe kur kaq shumë gjëra po ndodhin në aspektin profesional. Projekti i tij i fundit, “On the Roam”, i cili do të publikohet më 18 janar, e dërgon Momoa-n në vende të ndryshme, teksa viziton artizanë të vjetër që bëjnë art me biçikleta, avionë e mjete të tjera. Koleksionet më pas, dalin në ankand dhe kjo i shërben edhe Jason, pasi nuk ka një ambient ku mund t’i mbajë.
View this post on Instagram
Ai tregoi se para se të niste projektin, sërish jeta e tij ka qenë e lidhur me rrugën, ndaj njerëzit shokoheshin kur e shihnin teksa dilte nga sedilja e pasme e një makine, ndërsa vizitonte qytete të ndryshme. “Unë jam gjithmonë në vende të çuditshme. Më gjen në rrugë dhe kjo ndodh gjithë kohës. Njerëzit mendojnë: “Ç’dreqin po bën në qytetin tonë?”.
“Më pëlqen ideja për të qenë me njerëz të zakonshëm, të bëj profesionin tim që është regjistrimi. Më pas, dua ta tregoj (atë që regjistron)”, tregoi aktori, duke shtuar se pikërisht ky kuriozitet e motivoi që së bashku me ekipin të kërkonin artizanë që vijonin të bënin art me duart e tyre. Momoa theksoi se fitimet do të shkojë për bamirësi.
Artikuj të sugjeruar:
- Lisa Bonet dhe Jason Momoa, zyrtarisht të divorcuar
- Amber Heard akuzon Jason Momoa se donte t’i hiqte rolin në ‘Aquaman 2’: “U vesh si Johnny Depp”
- Jason Momoa çon personalisht (me ndihmën e muskujve) pemën e Krishtlindjeve në shtëpinë e ish-it
- Jason Momoa zhvishet live dhe ja ku e kemi një tjetër shans për ta parë *pothuajse* nudo