Joe dhe Sophie Turner u ndanë në vitin 2023 pas katër vitesh martesë dhe pas disa betejave të komplikuara gjyqësore dhe përpjekjeve të Sophie për të ecur përpara, duket se edhe Joe po “zhytet” në emocionet një romance të re.
Thashethemet për Joe-n dhe modelen Stormi Bree Henley nisën pasi ata u panë duke ecur bashkë në aeroportin Los Cabos në Meksikë. Në fotot e marra nga Daily Mail, këngëtari i "Waffle House" shihet i veshur me të zeza dhe një kapele të kuqe bejsbolli, ndërsa Stormi Bree me një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe një çantë në nuancë bezhë.
-Ajo është një vajzë që ka dalë nga konkurset e bukurisë: Stormi ka konkurruar në disa konkurse, duke përfshirë Miss Teennessee Teen USA dhe Miss Teen USA. Në vitin 2009, ajo u kurorëzua Miss Teen USA kur ishte vetëm 19 vjeç.
-Stormi është një këngëtare, teksa ka kaluar provën në audicionet e American Idol: Pasi u kurorëzua Miss Teen USA, ajo vendosi të ndiqte ëndrrën për t'u bërë këngëtare e muzikës country. Ajo bëri audicionin për sezonin e dhjetë të American Idol para jurisë me Jennifer Lopez, Steven Tyler dhe Randy Jackson dhe kaloi në raundin e parë. Në vitin 2018, Stormi filloi të publikonte këngë origjinale në kanalin e saj në YouTube, të cilat së bashku kanë fituar më shumë se 200 mijë shikime.
View this post on Instagram
-Ajo ka një vajzë nga lidhja me modelin Lucky Blue Smith: Stormi Bree dikur ka pasur një lidhje romantike me modelin, nga e cila ata kanë së bashku një vajzë me emrin Gravity.
-Stormi ka provuar aktrimin, regjinë dhe prodhimin kinematografik: Thënë ndryshe, kjo vajzë duket se mund t'i bëjë të gjitha! Stormi vlerësohet për tekstet, pamjet vizuale dhe prodhimin e videos së saj "Intangible" në YouTube. Ajo është vlerësuar edhe për këngën "Melt", si producente dhe regjisore, teksa është shfaqur edhe në disa filma.
Burimi: Cosmopolitan