TV Mania

Haris u përgjigjet deklaratave të Amadeas për ndarjen

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2023

Haris u përgjigjet deklaratave të Amadeas për ndarjen

Amadea njoftoi javë më parë se ajo dhe Haris u ndanë jo në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ironizoi ish-partnerin duke falenderuar publikun për faktin që nuk iu dha fitoren. Nga ana tjetër, Haris së fundmi zgjodhi t’u përgjigjej pretendimeve të saj.

Amadea ishte e ftuar te “Rudina” dhe Haris dërgoi një mesazh zanor si përgjigje për deklaratat e saj.

“Unë nuk dua të flas për të shumë se e kam në mendjen time çfarë ka ndodhur dhe për mua ka ndodhur më së miri ajo që ka ndodhur, që jam ndarë me Amadean. Por çfarë po thotë ajo s’është e vërtetë! Amadea e di pse e kemi mbyllur situatën pasi unë kam patur probleme këtu në Angli. Kam pasur punë dhe s’kam patur kohë të vij prapë në Shqipëri. Kam patur shumë gjëra për të bërë dhe normale i thashë që për ta bërë lidhjen të fortë duhet të kemi kohë për njëri-tjetrin. Dhe unë i thashë nuk kam kohë për të të dhënë 100% dhe e ka marrë si gjë të keqe.”

Fill pas mesazhit të tij, Amadea u shpreh:

“Ai ka treguar fytyrën e vet. Unë fytyrën time dhe ndjenjat e mia i tregova që nga fillimi deri në fund dhe kur nuk shkon, normale që ai do thotë kështu, “nuk ka ndonjë gjë të keqe”. Ai çdo veprim që bënte në 'Love Island' kundrejt meje apo diçka që më lëndonte mua gjithmonë thoshte “nuk ka ndonjë gjë të keqe” dhe e pres këtë që mund të thotë tani.”

Haris u përgjigjet deklaratave të Amadeas për ndarjen

Në fillim të dhjetorit, Amadea publikoi një screenshot të një mesazhi të Harisit dërguar Irisit, një tjetër ish-konkurrenteje të “Love Island”. “Më lejo të të lëpij,” i shkruante Haris Irisit.

“Shyqyr që u mbyll me kaq! Çfarë mund të presësh nga dikush që bën gjeste të tilla. Hera e fundit që flas për Harisin. Bravo publikut që s’na e dha ne fitoren. E paska parë më mirë se mua situatën,” shkroi ajo në Instagram.

Në postime të tjera, ish-konkurrentja e “Love Island” pretendoi se është manipuluar nga Harisi.

Amadea dhe Haris u njohën në “Love Island Albania” dhe u bënë shpejt një çift mjaft i preferuar për publikun. Ata ishin mes finalistëve pretendentë për çmimin e madh dhe u renditën në vendin e dytë, pas Uedës dhe Arlindit, të cilët fituan çmimin e madh.