Celebrity

Selena është e lumtur me të dashurin e ri për këto arsye dhe s’i vëmë dot faj

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2023

Selena është e lumtur me të dashurin e ri për këto 

Selena Gomez ka gjetur dikë që e bën të ndihet e lumtur dhe speciale. Burime pranë ET thanë se Sel, e cila është lidhur prej disa muajsh me artistin Benny Blanco, ndihet “e sigurt” me të.

Selena është e lumtur me të dashurin e ri për këto
 
“Benny komunikon shumë mirë, është i sinqertë dhe i hapur me Selena-n. Ai e dëgjon”, theksoi burimi, duke shtuar: “Ai është i respektueshëm, nuk luan me ndjenjat e saj dhe nuk është i etur për vëmendje dhe famë. Ati s’i intereson fare asnjë nga këto, Selena e di këtë dhe ka besim tek ai”.
 
Selena e bëri publike lidhjen e saj me Benny Blanco, duke e mbrojtur atë publikisht nga komentet e fansave, të cilët mendonin se ai s’është mjaftueshëm i mirë për Selena-n. Këngëtarja hyri në Instagram dhe u ktheu komente njerëzve, duke thënë se Benny është gjëja më e mirë që i ka ndodhur.

Selena është e lumtur me të dashurin e ri për këto
 
“Ai është gjithçka në zemrën time,” shkroi Selena. “Ai është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Pikë,” lexohet në tjetër koment. “Ai është edhe më i mirë se kushdo me të cilin kam dalë ndonjëherë. Fakt,” i shkroi Selena dikujt që komentoi pamjen e Benny-t.

Selena është e lumtur me të dashurin e ri për këto

Sel ka publikuar edhe një foto në të cilën shkëmben një puthje me artistin dhe duket se është më e lumtur se kurrë.

Selena është e lumtur me të dashurin e ri për këto

Artikuj të sugjeruar: