Fansat syshqiponjë vunë re se vogëlushit 5-vjeçar, Princit Louis, i mungon gishti i mesit i dorës në foton familjare, e cila u publikua si kartolinë Krishtlindjeje për këtë fundvit.
“Gishti i mesit i Princit Louis mungon. Shpresoj që taksapaguesit të mos kenë paguar për këtë,” shkroi dikush. “Gishti i mesit i Louis mungon. A janë vërtet fëmijët apo janë photoshop-uar në foto?” tha një tjetër.
Një komentues tha se gishti i Louis "u amputua" në "procesin e fortë të redaktimit". Megjithatë pati dhe nga ata që vunë në dukje se Princi Louis mund ta ketë futur vetë gishtin nga brenda.
Fotoja klasike bardh e zi ishte një version tjetër larg atij të zakonshmit me të cilin janë mësuar fansat dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Vitet e tjera fotografia e portretit familjar ka qenë me ngjyra dhe e shkrepur diku jashtë në natyrë, ndërsa këtë vit ndodhi e kundërta.