Celebrity

Fotoja familjare e Kate dhe princit William është ndryshe këtë vit

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2023

Fotoja familjare e Kate dhe princit William është ndryshe

Nuk mund të mungonte ajo që është kthyer në një traditë të përvitshme për familjen mbretërore të Anglisë: fotoja familjare si një kartolinë e bukur në prag të festave të fundvitit. Ditën e djeshme, princi dhe princesha e Uellsit, publikuan kartolinën e tyre të Krishtlindjeve. Fotoja e realizuar nga  fotografi Josh Shinner tregon çiftin duke pozuar me tre fëmijët e tyre, princin George, 10 vjeç, princeshën Charlotte, 8 dhe princin Louis, 5 vjeç.

Fotoja familjare e Kate dhe princit William është ndryshe

Fotoja klasike bardh e zi është një version tjetër larg atij të zakonshmit me të cilin janë mësuar fansat dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Vitet e tjera fotografia e portretit familjar ka qenë me ngjyra dhe e shkrepur diku jashtë në natyrë, ndërsa këtë vit është e kundërta. Fotografia është bardh e zi dhe e shkrepur në një ambient studioje.

Duket se të gjithë ata janë koordinuar edhe për stilin e veshjes, për të mos krijuar “zhurmën” tipike në imazh, duke zgjedhur këmisha të bardha me jakë dhe kopsa. Kate dhe Charlotte kanë veshur xhinse, ndërsa William, George dhe Louis kanë preferuar pantallona të errëta (Louis me pantallona të shkurtra).

Fotoja familjare e Kate dhe princit William është ndryshe

William dhe Kate shfaqen në krahë të njëri-tjetrit rreth djemve të tyre, ndërsa Charlotte është pozicionuar në qendër të fotografisë e ulur në një karrige.

Ky vit ishte i rëndësishëm për William dhe Kate, pasi çifti e fuqizoi edhe më shumë rolin në familjen mbretërore me statuset respektive si princi dhe princesha e Uellsit.
Vendi i Uilliam-it në linjën e trashëgimisë u theksua në ditën e kurorëzimit të mbretit Charles, kur ai u gjunjëzua para babait të tij gjatë ceremonisë së rastit.

 
Burimi: People