Çfarë po ndodh rreth nesh

Martohet me shokun 15-vjeçar të të birit

16 Maj 2015

Martohet me shokun 15-vjeçar të të birit

Lisa Clark është martuar me shokun e të birit, i cili ështe vetëm 15 vjeç.

36-vjeçarja nga Georgia në Amerikë, tha se adoleshenti e kishte gënjyer duke i thënë se ishte 17, kur në fakt ishte vetëm 14. Pavarsisht moshës së tij, familja e gruas e mbështeti lidhjen e saj, edhe pse ajo përfundoi në burg për pedofili.

Ajo justifikohet në një intervistë për TV Show-n “This Morning” duke thënë se kishte filluar të pinte shumë, babai sapo i kishte vdekur dhe po perjetonte një periudhë të keqe, pasi martesa e saj dështoi.

“Ishin mbledhur shumë gjëra bashkë dhe ai ishte aty duke këmbëngulur. Pendohem shumë për gjithçka,’ thotë Lisa.

Në fillim ajo ngeli shtatzënë dhe më pas u martuan, por nuk mbaron me kaq. Pasi ajo bëri disa kohë burg, ai e priti dhe kur doli u ri-bashkuan dhe iu gëzuan edhe një fëmije tjetër.

Tani ata janë ndarë, por tashmë janë edhe 2 fëmijë në mes, apo jo?

Burimi: Mirror UK