Lifestyle

Tokio: Arrestohet taksisti sepse përplasi një pëllumb

Tokio: Arrestohet taksisti sepse përplasi një pëllumb

Disa mund t’i kenë fobi, disa mund t’i adhurojnë, disa mund t’i përdorin për gara e t’i blejnë për 1,6 milion euro, të tjerë mund të tentojnë t’i përplasin me makinë. Këta të fundit, përfundojnë të arrestuar, të paktën në Tokio.

Autoritetet kanë arrestuar Atsushi Ozawa, 50 vjeç me profesion taksist, sepse “përdori makinën për të goditur një pëllumb të zakonshëm, i cili nuk është specie gjahu," tha një zëdhënës i policisë së Tokios për Agence France-Presse.

Ai drejtoi makinën drejt një tufe me pëllumba. I dyshuari i tha policisë se e kishte futur makinën te zogjtë sepse “rrugët janë për njerëzit. U takon pëllumbave të shmangin makinat,” sipas mediave lokale.

Një numër i kufizuar i pëllumbave të gjahut mund të gjuhen legalisht në Japoni, por pëllumbat e qytetit mund të vriten vetëm nëse shkaktojnë shqetësim - si për shembull dëme te të mbjellat dhe bagëtitë - dhe vetëm me miratimin e autoriteteve lokale.

Një veteriner kreu një ekzaminim dhe përcaktoi shkakun e ngordhjes së pëllumbit si shok traumatik. Duke pasur parasysh punën e 50-vjeçarit si shofer profesionist, policia i përshkroi veprimet e tij si "shumë keqdashëse" dhe dha urdhër për arrestimin e tij.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Tokyo: The taxi driver is arrested because he hit a pigeon

Tokio: Arrestohet taksisti sepse përplasi një pëllumb

 

Some may have a phobia , some may worship them, some may use them for racing and buy them for 1.6 million euros, others may try to crash them with a car. The latter end up being arrested, at least in Tokyo.

Authorities have arrested Atsushi Ozawa, a 50-year-old taxi driver, because he "used the car to hit a common pigeon, which is not a game species," a Tokyo police spokesman told Agence France-Presse.

He drove the car towards a flock of pigeons. The suspect told the police that he drove the car into the birds because "roads are for people. It's up to the pigeons to avoid the cars,” according to local media.

A limited number of game pigeons can be legally hunted in Japan, but city pigeons can only be killed if they cause a nuisance - such as damage to crops and livestock - and only with the approval of local authorities.

A veterinarian performed an examination and determined the cause of death of the pigeon as traumatic shock. Given the 50-year-old's work as a professional driver, police described his actions as "very malicious" and issued a warrant for his arrest.