Toka në prag të pesë pikave katastrofike të klimës, paralajmërojnë shkencëtarët
Shumë nga kërcënimet më të rënda për njerëzimin po afrohen, pasi ndotja e karbonit po e ngroh planetin në nivele gjithnjë e më të rrezikshme, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Pesë pragje të rëndësishme tashmë rrezikojnë të kapërcehen, sipas raportit Global Tipping Points, dhe tre të tjerë mund të arrihen në vitet 2030 nëse bota nxehet 1.5 gradë Celcius mbi temperaturat para-industriale.
Pikat në rrezik përfshijnë shembjen e shtresave të mëdha të akullit në Grenlandë dhe Antarktikun Perëndimor, shkrirjen e permafrostit (shtresë e ngrirë përgjithmonë në ose nën sipërfaqen e Tokës), vdekjen e shkëmbinjve koralorë në ujërat e ngrohta dhe kolapsin e qarkullimit atmosferik në Atlantikun e Veriut.
OKB: Kushtet apokaliptike në jug të Gazës po bllokojnë ekipet e ndihmave humanitare
Martin Griffiths, zyrtari më i lartë i shpërndarjes së ndihmave të OKB-së, ka thënë se fushata ushtarake izraelite në jug të Gazës ka qenë po aq shkatërruese sa në veri, duke krijuar kushte "apokaliptike" dhe duke i dhënë fund çdo mundësie për operacione humanitare.
Griffiths tha se ai po fliste në emër të të gjithë komunitetit ndërkombëtar duke thënë se sulmet e vazhdueshme u kishin shkatërruar punonjësve të ndihmës çdo mjet të rëndësishëm për të ndihmuar 2.3 milionë banorët e Gazës.
Të afërmit e zemëruar të robërve dhe ish-pengëve të Hamasit përballen me Netanyahu-n
Pengjet e liruar së fundmi dhe të afërmit e izraelitëve të mbajtur ende nga Hamasi në Gaza janë përballur me Benjamin Netanyahu-n në një takim, në të cilin disa nga të pranishmit thuhet se i kërkuan kryeministrit izraelit të jepte dorëheqjen.
Takimi u drejtua nga të afërmit e atyre që mbahen ende nga Hamasi dhe nga pengjet e kthyer së fundmi, disa prej të cilëve thuhet se përshkruan abuzimin mendor dhe fizik nga duart e rrëmbyesve të tyre.
2023-shi, zyrtarisht viti më i nxehtë në histori
Nëntori ishte muaji i gjashtë radhazi që thyen rekorde: me një temperaturë mesatare ditore prej 14.22 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e vitit 2020 me 0.32 gradë. Këto shifra e bëjnë vitin 2023 si vitin më të nxehtë të regjistruar në histori.