Ndonëse çdo dhjetor ka magjinë e vetë në Tiranën plot jetë, disa gjëra janë bërë thuajse të parashikushme nga kryeqytetasit. Dritat qe veshin rrugët kryesore, fshati i Krishtlindjeve, bredhi ne qender e shume detaje të tjera, të kthyera tashme në tradita.
Ajo që këtë dhjetor tërhoqi vëmendjen tonë e të të gjithëve që i kalojnë pranë, ishte struktura misterioze në formë kubi. Sapo e sheh, diçka në shqisat e tua ngacmohet dhe ti nis kërkon të dish më tepër. Ç’eshte ky kub në zemër të Tiranës?
Surprizen duhet ta zbuloni e përjetoni vete, ama diçka do t’jua tregojme. Ndërsa i afroheni kubit, një ndjenjë pritjeje mbetet në ajër. Pjesa e jashtme, e zbukuruar me linja të hijshme dhe një estetikë minimaliste, nuk jep asgjë nga mrekullitë e fshehura brenda. Është një kanavacë e zezë, që fton spekulime dhe nxit imagjinatën. Sapo të hyni brenda, do harroni ku ndodheni dhe bota rreth jush do te duket krejt ndryshe. Asgje s’i ngjan perveç imagjinates suaj!
Instalacioni, i quajtur “The Immersive Cube´ është një simfoni dritash dhe ndjesish, e krijuar me përpikëri për të përfshirë çdo aspekt të shqisave tuaja. Sa emocionuese është për njeriun që herë pas here të arratiset drejt së panjohurës dhe të përqafojë eksperiencat ´next level'.
IQOS, i njohur për përkushtimin e tij ndaj inovacionit edhe njëherë tjetër provoi që i çon gjërat në tjeter nivel. Kubi, përveçse nje surprize e papritur qe i shtohet Tiranes, eshte nje ftesë per qytetaret qe këtë dhjetor të përjetojnë magjinë qe sjell misteri kur nderthuret me eksperienca të këtij niveli!
- Artikull promocional