Amadea njoftoi se ajo dhe Haris janë ndarë jo në mënyrën më të mirë të mundshme, por duket se ish-konkurrentja e “Love Island Albania” nuk e ka në plan të ndalojë me postimet kundër ish-të dashurit.
Amadea publikoi një screenshot të një mesazhi të Harisit dërguar Irisit, një tjetër ish-konkurrenteje të “Love Island”. “Më lejo të të lëpij,” i shkruan Haris Irisit.
“Shyqyr që u mbyll me kaq! Çfarë mund të presësh nga dikush që bën gjeste të tilla. Hera e fundit që flas për Harisin. Bravo publikut që s’na e dha ne fitoren. E paska parë më mirë se mua situatën,” shkroi Amadea në Instagram.
Amadea dhe Haris u njohën në “Love Island Albania” dhe u bënë shpejt një çift mjaft i preferuar për publikun. Ata ishin mes finalistëve pretendentë për çmimin e madh dhe u renditën në vendin e dytë, pas Uedës dhe Arlindit, të cilët fituan çmimin e madh.