Style Tips

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë rikthyer për një super stil

Shkruar nga Anabel

11 Nëntor 2023

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë

Fustani prej materiali kadife duket sikur del nga gardërobat tona çdo dimër, sezon pas sezoni dhe në çdo rast gratë nuk lodhen kurrë prej tij! Po, pse? Një meritë e madhe i shkon padyshim elegancës që përcjell pasi vishet në trup, e një tjetër detaj është trashësia e kësaj pëlhure që përcillet dukshëm në çdo pamje.

Një tjetër element është funksionaliteti i kadifesë, pa shumë ngarkime në look, por me një lehtësi të paparë që ju bën të dukeni super klasike sapo vishni një fustan të tillë.

Në një “skanim” të modës së lartë, disa nga shtëpitë më të mëdha të modës e kanë nxjerrë në pasarelë fustanin kadife duke e rikthyer edhe për këtë vit. Për ta bërë stilin sa më të përshtatshëm, jo vetëm për festa pra, fustanet kadife nuk janë vetëm të gjata deri në fund të këmbëve, por edhe të shkurtra. Ngjyrat gjithashtu janë një mori që prezantohen! Jo vetëm e zeza klasike, por edhe nuanca të tjera që rrinë mirë te çdo grua që zgjedh të vesh fustanin prej kadifeje.

Nuk ka shumë “lojë” detajesh, pasi prerja e fustaneve është klasike e drejtë, maksimumi ndonjë element dantelle ose rruaza për të shtuar disi dozat e ekstravagancës në tërësi.

#1

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë

#2

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë

#3

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë

#4

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë

#5

Ç’të veshësh për festa? Fustanet kadife janë

Burimi: Elle