Klajdi Haruni, në një lidhje telefonike për emisionin "Pardon My French", ka folur për përvojën e tij si baba. Ai u shpreh se në momentin e intervistës, sapo ishte kthyer nga Franca dhe e kishte vogëlueshen Hea në krahë.
Ai tregoi se si e zgjodhën emrin Hea për vajzën dhe kuptimin e tij. "Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë "mirësi", "hijeshi", pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean", u shpreh këngëtari.
Këngëtari shtoi se po e shijon shumë përvojën e re, me gjithë vështirësitë e fillimit: "Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur, por akoma nuk e kam marrë veten tamam. Më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti".
Klajdi tha dhe se po përpiqet të ndihmojë në këtë periudhë partneren Orgesën.
Klajdi dhe partnerja e tij u bënë prindër më 10 tetor 2023. Ai publikoi në Instastory një foto me dorën e të bijës, ku shkruante "Bekim jete".