Style Tips

Cindy Crawford nuk i ndahet këtij kombinimi prej 20 vitesh dhe duket yll

Shkruar nga Anabel

20 Tetor 2023

Cindy Crawford nuk i ndahet këtij kombinimi prej 20 vitesh dhe duket yll

Kur bëhet fjalë për të zgjedhur xhinset, modelja Cindy Crawford është treguar gjithnjë shumë e kujdesshme, të paktën këto 20 vitet e fundit. Tendencat vijnë dhe ikin me kohën, ama Crawford ka mbetur besnike e një stili të veçantë prej dekadash: xhinse të ngushta, ideale për t’u veshur me çizme.

Cindy u fotografua me veshjen e saj të zakonshme këtë javë: një xhaketë sportive e bardhë dhe xhinse të kombinuara me çizme të errëta.

Por, me një hulumtim të vogël të fotove në vite kuptuam që ky është kombinimi klasik i Crawford që prej vitit 2004, kur është publikuar fotoja e parë që vërteton kombinimin e përjetshëm të modeles.

Si ka mundësi që i ka rezistuar stilit chic prej dy dekadash, fuqi e kombinimit apo klasit që e ka në kocka? Si do që të jetë përgjigjja, Cindy shkëlqen përherë dhe le të biem të gjithë dakord për këtë!

Viti 2023

Cindy Crawford nuk i ndahet këtij kombinimi prej 20 vitesh dhe duket yll

Viti 2015

Cindy Crawford nuk i ndahet këtij kombinimi prej 20 vitesh dhe duket yll

Viti 2004

Cindy Crawford nuk i ndahet këtij kombinimi prej 20 vitesh dhe duket yll

 

Burimi: Who What Wear