
Në epokën digjitale, me miqtë e tu mund të komunikosh në kafene/restorant, por sidomos online. Duke qenë se rrjetet sociale na marrin shumë nga dita jonë, sigurisht ndikojnë edhe te marrëdhëniet dhe miqësitë tona, ndaj po të rikujtojmë ca rregulla që duhet t’i marrësh parasysh që shoqëria jote të mos cenohet.
Vazhdo të mbash në Instagram ish-at e shoqeve
Sepse, kush do i çojë screenshot shoqeve se ç’bën ai?
Gjithnjë merr leje para se të postosh foton me miken tënde
Askush nuk e pëlqen shoqen që poston një foto ku del mirë vetë dhe të tjerët duket sikur sapo janë zgjuar nga gjumi i pasdites dhe s’e dinë as se në ç’shekull jetojnë, ndaj minimumi që mund të bësh, është të pyesësh njerëzit me të cilët ke dalë në foto, nëse mund ta postosh foton.
Nëse dikush të ka në ‘close friends’ nuk do të thotë se të ka vërtet mike
Kategoria e ‘close friends’, zakonisht nuk ka të bëjë me miqësinë e ngushtë, porn ë të shumtën e rasteve, me paragjykimin. Ti mund të japësh përshtypjen e një njeriu cool, që nuk gjykon dhe mund të qeshësh me postimet në ‘close friends’, megjithatë, kjo nuk do të thotë se personi që poston në këtë sektor të Instagram-it është mikja jote më e mirë.
Kthe përgjigje me vonesë, por jo disa ditë më vonë
E kuptojmë nëse nuk ke energjinë që të kthesh përgjigje menjëherë dhe të mbash një bisedë në shpatulla, por qoftë edhe një “hahaha” mund ta dërgosh. Jo direkt, merre me terezi, por jo aq shumë me terezi sa të kalojnë 24 orë.
Shiko fshehurazi profilin e të tjerëve, por mos bëj like
Ndodh padashje, e dimë, ama, ki vëmendjen maksimale dhe përqendrohu, sepse një like = ti fle e zgjohesh në profilin e atij personi.
Artikuj të sugjeruar: