Veprimet mund të flasin më shumë se fjalët, por në disa situata ndodh që fjalët kanë rëndësi. Njerëzit mund të ofendohen lehtë, nëse ju thoni gjënë e gabuar në mënyrën e gabuar. Ekspertët e të folurit publik përqendrohen tek sjelljet e mira dhe të folurit me edukatë, e nëse ju jeni nga ata persona që përdorni një nga këto nëntë shprehje kur flisni, kjo tregon se jeni më i/e edukuar se të tjerët.
#1 "Ajo që po dëgjoj nga ju të thoni është..."
Njerëzit nuk presin që ju të pajtoheni me gjithçka që ata thonë, por ata duan të ndihen të dëgjuar.
#2 "Mund të keni të drejtë"
Askujt nuk i pëlqen ta kundërshtojnë, por një pohim i thjeshtë lejon që bisedat të vazhdojnë pa debate apo konflikte.
#3 “Ti kishe të drejtë, e kisha gabim”
Kjo shprehje është muzikë për veshët e njerëzve, pasi është një mjet i shkëlqyer për qetësimin e tensionit dhe respektimin e bisedave.
#4 "Faleminderit që e bëtë këtë ..."
E vjetër, elegante dhe e thjeshtë. Në një botë ku mirënjohja dhe respekti janë të vështira për t'u arritur, ia vlen të jesh bujar dhe i/e edukuar.
#5 "Po ta le ty në dorë"
Shpesh gjëja më e vështirë dhe më e dobishme që mund të bëni është të kapërceni impulsin për të kontrolluar situatat dhe njerëzit. Lënia e stafetës të tjerëve është një hap i mirë dhe pozitiv.
#6 "A mund të më ndihmoni me diçka?"
Askujt nuk i pëlqen ta urdhërojnë, por shumica prej nesh kënaqen kur na kërkohet ndihmë.
#7. “Flokët, fustani, këpucët e tua duken kaq bukur sot!”
Njerëzve u pëlqejnë komplimentet, ndaj mos u kushtëzoni, por bëni shpesh të tilla.
#8 "Kjo është interesante"
Kjo shprehje është një pranim se diçka është thënë, dëgjuar dhe marrë parasysh.
#9. *Heshtje*
Kur dikush thotë diçka të vrazhdë ose të nxituar, por ju po “vdisni” që t’i përgjigjeni bëni diçka më të zgjuar: merrni frymë thellë dhe më mirë mos flisni fare.
Burimi: CNBC