Social Buzz

Kush është vajza me plis që kërcen me doktor Skerdin?

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2023

Kush është vajza me plis që kërcen me doktor Skerdin?

I njohur nga disa si doktori i VIP-ave apo nga të tjerë si Skerdi i KEIT, edhe mjeku Skerdilajd Faria ka aspektin e tij njerëzor.
Përtej protagonizmit dhe humorit që përcjell në rrjetet sociale, sa i takon jetës private ai ka preferuar të jetë diskret. Por duket se ka filluar ta përjashtojë këtë rregull kur është fjala për vajzën e tij Elena.

Në fakt sapo Elena mbushi 18 vjeçe, doktori ka publikuar ndonjë foto të rrallë të saj. Edhe kësaj here nuk i ka rezistuar dot dëshirës për të ndarë me të bijën momente të bukura.

Në këtë foto doktori shihet duke kërcyer me Elenën e cila mban në kokë plisin autokton të shqiptarisë.

Kjo foto është realizuar në festën e ditëlindjes së 52-të të doktor Skerdit, ku i pranishëm ka qenë i gjithë stafi prej më shumë se 170 personash në spitalin ditor KEIT, që prej tij konsiderohen si familja e madhe “KEIT”.

Festës nuk i munguan surprizat që stafi kishte përgatitur për doktorin dhe një prej tyre ishte prania e këngëtarit Altin Sulku që solli live këngën e preferuar të tij, "Hajredin Pasha".

Është pikërisht ky momenti kur është shënuar kjo foto të cilën doktori e ka ndarë edhe në rrjetet e tij sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)

Kujtojmë se kjo ditëlindje e ka gjetur doktor Skerdin me ambientet e reja të KEIT, që sikurse kemi parë në rrjetet sociale janë ultramoderne.

Në pak imazhe që ka ndarë në rrjet, doktor Skerdi ka lënë të kuptojë që pavijoni i ri i kirurgjisë është ndërtuar i gjithë në konceptin e një anijeje kozmike, brenda së cilës nuk mungojnë veprat e artit bazuar gjithashtu në galaksi.

Sigurisht vëmendje maksimale në këtë pavijon ka marrë salla e re e operacionit e cila ashtu edhe si dy sallat ekzistuese, është e pajisur me të gjithë teknologjinë bashkëkohore për të siguruar preçizion në ndërhyrjet estetike dhe mbi të gjitha për të shmangur çdo gabim njerëzor apo efekt të padëshiruar.

Me më shumë se 13 vite përvojë, KEIT është sot spitali ditor më i madh në Europë sa i takon kirurgjisë estetike, ndërkohë që është lider në fushën e turizmit mjekësor në Shqipëri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Skerdi Faria (@skerdi.faria)