Duket se lulet nuk kanë funksion vetëm estetik, por shumë më tepër se kaq! Për adhuruesit e tyre, me gjasë që vazot me lule mbushin çdo kënd të shtëpisë, për të transformuar ambientin, për t’i dhënë një aromë më të mirë e plot arsye të tjera.
Por, pas këtij artikulli me siguri që do të vraponi drejt dyqanit të parë të luleve për të blerë një vazo të re, sipas pritshmërive tuaja pasi lulet janë edhe fatsjellëse. Ekspertja e feng shui-t, Carole Hyder thotë se një praktikë e lashtë kineze lidhet me kultivimin bimëve apo mbajtjen e vazove me lule në shtëpi, në mënyrë që energjia e personit të përhapet në hapësirë përmes luleve.
Pozicionimi i mobilieve, madje edhe i luleve të brendshme ka rëndësi kur krijon një rrjedhë harmonie që përputhet me rendin natyror të botës. Ka disa bimë me fat që besohet se tërheqin natyrshëm energji të mirë në hapësirë.
Zbuloni 10+ bimët që duhet të keni për një fat të mirë:
Një shënim i rëndësishëm për bimët
Kujdesuni për lulet në shtëpi, pasi një bimë e vyshkur nuk i sjellë fat të mirë hapësirës suaj. Një bimë që po vdes mund të sjellë edhe fat të keq, sepse e zbraz hapësirën e energjisë. Çdo bimë ka nevojë për ujë dhe rrezet e diellit që të lulëzojë, por sasia ndryshon, ndaj mos i lini pas dore lulet tuaja të preferuara.
Bambuja
Sjell fat për: Pasurinë
Borziloku
Sjell fat për: Shëndetin
Krizantema
Sjell fat për: Jetëgjatësinë
Lulja kineze e parave
Sjell fat për: Paratë
Kaktusi
Sjell fat për: Vendosjen e kufijve
Fitonia
Sjell fat për: Të larguar energjinë negative
Lulja Ivi
Sjell fat për: Restaurimet, rregullimet
Lulja Jade
Sjell fat për: Çështjet e financave
Peonia
Sjell fat për: Dashurinë dhe shërimin
Filodendron
Sjell fat për: Frymëzimin
Lulja “gjuha e vjehrrës”
Sjell fat për: Mbrojtjen
Orkidea
Sjell fat për: Lidhje të shëndetshme
Lulja e gomës
Sjell fat për: Para dhe lumturi
Lulja e merimangës
Sjell fat për: Stabilitetin
Pema e mandarinës
Sjell fat për: Pasurinë
Burimi: Reader’s Digest