
Reformat e pensioneve të Macron votohet në Senat

Senati i Francës ka votuar për të miratuar një reformë për pensionet, disa orë pasi demonstruesit dolën sërish në rrugë për të kundërshtuar politikën e presidentit Emmanuel Macron, i cili kërkon të rrisë moshën e daljes në pension. Një komitet do të hartojë një draft përfundimtar, që do t'i paraqitet senatit dhe asamblesë kombëtare për një votim përfundimtar.
“Përfitimi” nga pandemia e Covid nuk duhet të përsëritet kurrë, paralajmërojnë figurat botërore

Laureati i çmimit Nobel, Joseph Stiglitz, ish-zonja e parë e Afrikës së Jugut dhe Mozambikut Graça Machel dhe ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon janë në mesin e rreth 200 nënshkruesve të një letre që u bën thirrje qeverive që "kurrë më" të mos lejojnë që "përfitimi dhe nacionalizmi" të dalin përpara nevojave të njerëzimit, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit.
Në një letër të hapur të ashpër, të publikuar më 11 mars, presidentët dhe ministrat aktualë dhe ish-ministrat, laureatët e Nobelit, udhëheqësit, krerët e organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertët e shëndetësisë thonë se vaksinat dhe trajtimet kundër Covid-19 ishin zhvilluar me financim publik, por që kompanitë farmaceutike i shfrytëzuan për të “fitime të jashtëzakonshme”. Në vend që të shpërndanin vaksina, teste dhe trajtime të tjera, kompanitë shisnin doza te “vendet më të pasura”, thuhet në letër.
Gjermani: Sulmi në Hamburg sjell në pah ligjet e dobëta për armët

Ligjet e armëve në Gjermani, ku zotërimi i armëve është ndër më të lartat në Europë, mund të forcohen më tej pas të shtënave të javës së kaluar, në të cilën shtatë persona, përfshirë një fëmijë të palindur, u vranë në një sallë të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg. Sulmi ka forcuar kërkesat në koalicionin qeverisës që po kërkojnë kontrolle më të forta të armëve.
Alarm në Mesdhe: OJQ humbet kontaktin me 47 emigrantë “të panikosur”

Grupi Alarm Phone thotë se ka humbur kontaktin me një anije që transportonte 47 emigrantë të panikosur në mes të Detit Mesdhe. "Njerëzit në bord janë në panik. Ata bërtasin në telefon dhe ne kemi vështirësi të komunikojmë me ta. Ata duhet të shpëtohen!" tha OJQ-ja e cila shërben si linjë telefonike për refugjatët që hasin probleme në det.
Alarm Phone ushtron presion mbi grupet e shpëtimit për të shmangur shtyrjet e anijeve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kundër migrantëve që bëjnë kaliminin e rrezikshëm të Mesdheut.