Relationships

Histori nga komuniteti LGBT

Letra 1
Anabel une jetoj jashte por jam I prekur nga mjedisi shqiptar sepse familja ime dhe fisi im jeton aty. Te them te drejten e enderroj nje Shqiperi me pak homofobi. Kam deshire te iu tregoj njerezve seksualitetin tim edhe te ndjehem I lire dhe jo si mbyllur ne kafaz. Eshte sikur te luash nje rol filmi ne Shqiperi. Jam me fat qe jashte jam vetja 100%. Njerezit me duan e me vlersojne shume me teper si vetja. Te jesh gay nuk eshte malllkim por bekim. Fale seksualitetit tim kam takuar shume gay qe ma kane lehtesuar se tepermi jeten edhe duke mos patur asnje lloj interesi seksual. Iu sugjeroj edhe komuniteti shqiptar te jene te tille. Disa kushurinj e dine seksualitetin tim. Shumica e kane zbuluar pa deshiren time neper mjete electronike se harroj te fshi mesazhe. Fatmiresisht kane qene njerez qe me duan te miren. Pas nje bisede te shkurter kane lene paragjykimet me nje ane edhe per ata jam po I njejti. Prinderve edhe familjareve nuk do iu tregoj edhe nje here pa evoluar edhe pak shoqeria shqiptare. Jo se kam frike nga familjaret. Aspak, e njoh veten edhe ata. Do me pranojne por nuk dua te shqetsohen apo njerez jashte familjes se afert ta marrin vesh. Dikush qe nuk te do; do e perdorte kete njohuri per keq. Eshte shume pak te shkruash as 1% te ideve dhe jetes time ne nje leter. Me falni per shumellojshmerine e temave. Se fundmi, falenderoj komunitetin lgbt shqiptar per punen qe po bejne edhe gjithe njerezit me empati edhe llogjike

Letra 2
hey pershendetje Anabel. kjo teme qenka fiks per mua. E di cfare me vjen te plas ndonjeher? Qe te u'a perplas ne fytyr ketyre njerezve homofob, dhe tu them ; hey ckemi une jam ajo vajza e rregullt, familjare, puntore e zgjuar e qete por per cfare me do? Jam LESBIKE!!! Dhe pastaj maska do u biere pa pike vlere, sepse nuk vlersojn njeriun por interesat e tyre. Ne Shqiperi eshte tmerr te jetosh me kete ndjenje, sepse pjesa tjeter nuk e kupton qe ne lindem keshtu, jo se donim te beheshim. Eshte aq e veshtir sidomos te gjesh nje partnere, ( jam single sa per informacion HHAHAHAH) Aq sa te gjesh gjilperen ne kasht, per ato qe jane njerez jo te publikuar dhe serioze normal. Dhe 1 keshill dhe me e rendesishmja; njerez mos i paragjykoni te tille njerez sepse doni apo sdoni ju, ne prap do shijojm gjerat qe na terheqin si magnet. Ju uroj 1 mbremje te kendshme! Milla (Mishel)

Letra 3
Mirmbrema Zhaklin !  Pash temen dhe me "ngacmoi" prandaj po te shkruaj.  Un personalisht nuk jam lezbike, dmth me pelqejne meshkujt, por kusheriri im eshte Gay. Askush nuk e di kete sekret pervec meje. Ai eshte hapur vec me mua, dhe kjo vetem nga paragjykimet qe behen.  Me vjen shum keq per te dhe te gjithe meshkujt/femrat e tjera me te njejta preferenca seksuale qe nuk mund ta shfaqin lirshem zgjedhjen e tyre.  Ai eshte me i shkatheti i fisit, na ben qe te gjitheve per te qeshur, aq i mire eshte saqe kur mblidhemi te gjithe ne te rinjte, nqs ai mungon, asgje nuk ka lezet.  Une e dua shume ate kusheri dhe zgjedhja e tij nuk me shqeteson fare, madje jam e vetmja qe e kuptoj ne cdo gje.  E kam mbeshtetur ne cdo mendim dhe e kam keshilluar ne cdo zgjedhje (edhe pse jam me e vogel se ai ne moshe)  Ne pamje te pare ai nuk duket si i tille, kjo per faktin sepse ai ka arritur ta fshehe mire preferencen e tij, por me dhimbset shume qe duhet te fshihet nga paragjykimet.  Kur ma tha per here te pare qe ishte Gay, u be uje me djerse nga sikleti, nga frika se mos une do e paragjykoja dhe do e braktisja. Une jam kusherira qe ai do me shume dhe reagimi im e habiti.  Un nuk reagova aspak keq. Pse duhej ta beja ? Ai mbetet gjaku im, ai qe une e dua me shpirt. E putha ne faqe dhe e shtrengova fort pas vetes dhe i thash "ama kjo paska qene ajo gjeja madhe qe me the se do me tregoje? Un thash mos ke vrare ndonje njeri  " te dy ja plasem te qeshures.  Une nuk i gjykoj keta tipa, dhe askush nuk duhet ta beje. Ata jane njerez si ne, flasin, qeshin, jetojne, c'ndryshim perben nje preference seksuale ?  Pse i gjykoni o njerez ? Si do vepronit nese vellai/ motra juaj t'ju tregonte te njejten gje ? Normale qe nuk do e hidhnit poshte.  As ata nuk duan qe te jene te tille, por eshte preference.  Une njoh 95% te shoqerise se tij dhe te gjithe jane shume cuna te mire. Jane shum te sjellshem, shum shakaxhinj. Mos gjykoni o njerez ! Te gjithe jemi mekatar, nese midis jush ka ndonje shenjtor, atehere le te jete ai i pari qe te kundershtoje, por ju jeni mekatar te gjithe, lare me gabimet tuaja !  Nese nuk ju pelqen shoqeria me keta tipa, ateher mos rrini me ta, askush nuk ju detyron, por ju lutem mos i shani, as mos i mallkoni. Lerini ata ne punen e tyre dhe ju vazhdoni punet tuaja.  Ne shqiptaret e kemi mentalitetin e keq, paksa teper te zhvilluar (fatkeqesisht) dhe ne vend qe te pyesim per arsyet, direkt gjykojme veprimin, pa ditur historine !  Dhe kjo eshte per te ardhur keq.  Ju lutem fansa, mos u beni gjykues, por u jepni nje shpatull ku te mbeshteten te afermit tuaj me ate preference seksuale.  Kusheriri im ndihet sikur ka hequr nje barre te madhe nga vetja, dhe une vazhdoj ta dua ate njesoj, ose me shume se me pare. Jemi ende ai cifti i cmendur i kusherinjve, ai cifti perfekt qe simbolizon dashurine midis motres dhe vellait.  Mos gjykoni, sepse nje dite edhe ju do gjykoheni nga dikush me i madh se ju !  Kam degjuar te thone qe, ata qe i urrejne me se shumti Gayt/lesbiket, jane ata qe kane frike se mos nje dite behen edhe ata vete si ata, sepse kane nje karakter te dobet.  Ju pershendes te gjitheve !  MOS GJYKONI !

Letra 4
Mirmbrema.. nuk me intereson fare per paragjykimet e njerzve qe do te vijne si pasoje e kesaj letre apo atyre qe do shkruhen sonte. Te kesh nje preference ndryshe nuk do te thote te jesh i semure menderisht apo te kesh semundje ngjitese. "Dashuria nuk njeh gjini" me kete shprehje jemi hasur kudo! Personalisht nuk mund ta etiketoj veten nqs jam lesbike apo bisexuale. Ajo qe di te tregoj eshte se kam pasur nje histori me nje femer tjeter per me teper se nje vit dhe ka qene i vetmi moment qe jam ndjere e lumtur ne kete jet dhe kam provuar dashurine e vertet,emocionet,pasionin,romancen dhe gjithcka qe ndodh midis dy personave qe ndjehen. Mendoja se dhe ajo ashtu ndihej me mua perderisa ka bere shum gjera per te qene bashke. Fillimisht e kisha te veshtire ta pranoja me veten kete gje qe po me ndodhte jo me ta ndaja me tjeret. Mbase duke u rritur pa nje figure prinderore u bera e tille, po eshte zgjedhja ime sepse ndoqa zemren ndoqa instiktin qe shum pak njerez e bejne. Une nuk gjykoj askend ndaj dhe nuk dua qe askush ta bej me mua perderisa nuk i cenoj te drejten asnjerit. persa i perket historise ajo me la...dhe pse me deshte me la sepse nuk ishte ne gjendje te perballonte nje gje te tille qe ne shoqerine shqiptare eshte e papranueshme, me la sepse nuk me deshte aq sa per tu perballur me njerzit me familjen dhe tani eshte e martuar me dike Dhe ka krijuar familje. Une e vuajta shume per te vetmin fakt se e dija qe gjerat do shkonin kshu ne kete vend ku jetojme e dija qe ne fillim dhe kisha tentuar plot here te ndahesha por dreqin ishte me e forte se une , nuk mundesha ...kurse ajo po ne rastin e pare qe ju dha mundi te me braktiste. Qe nga ai moment un skam ndjere me per askend nuk jam lidhur me asnje, por ate e kam harruar dhe nuk pendohem per cka kam bere e dhene. Une isha e afte ta perballoja jo vetem Shqiperine por dhe tere boten po ta kisha prane por nuk deshte! gjerat e bukura dhe lumturia ndodhin rralle ne jete por duhet dish ti dallosh e ti shijosh kur te vijne. shoqeria ime vetem dy persona e dijne kete histori dhe i falenderoj se me kane qendruar shum prane e me kane mbeshtetur.te tjereve smund ja thoja sepse sdo me kuptonin apo pranonin. Shoqeria shqiptare te mbyt te mer frymen fatmiresisht tani ndodhem larg dhe mund ta jetoj jeten si dua une! Dhe kete keshille i jap gjithe njerzve nga cfaredolloj preference qe kane jetojeni jeten sic doni ju dhe jo sic duan te tjeret jeni ju qe vendosni. Faleminderit nqs e poston. Dhe te lutem anonim adresen ..Odeta

 Letra 5
Pershendetje Anabel! Me vjen teper keq te lexoj gjith ato komente kaq pa pike lidhje dhe habitem me injorancen e personave me teper se injorance hipokrizia. Se pari te dashur lexues eshte shume e lehte te themi zoti ka krijuar kete ,ate dhe jo dy adame apo dy eva, pastaj kur behet fjala per fene asnje nuk flet. Asnje nuk thote qe feja eshte istitucioni i pare qe cfare nuk fsheh brenda saj . Hajt se po e mbyllim nje sy dhe qe per me teper askush nuk beson ne fe, po kur behet fjala per homosexualet direkte jo eshte anormale. Hipokrite !

Pike se dyti : askush skupton qe ne kete bote ska asgje normale dhe ska perkufizime ne pergjithesi ? Perkufizimet kane dale nga vete njeriu qe i ka pershtatur dhe se homosexualiteti eshte kaq i vjeter sa vete njerezimi?Askujt nuk i bie nder mend qe ne kohet e romanee apo te grekeve apo dhe ne vitet me vone cfare nuk benin mbreterit apo dhe princeshat, emra te degjuar te historise bho me vjen nder mend tani Maria Antonietta. etj etj ,, ska gjykyar kush, ndersa ne ditet e sotme ekzistojne kaq shume homofobe cuditerisht.

E treta: A nuk po luftojme ne ditet e sotme per diskriminimin? Asnje njeriu nuk i pelqen te jete i diskriminuar dhe sapo prek lekuren e vet ngrihet dhe lufton ama jemi te paret te gjykojme te tjeret dhe pa i njohur fare. E bukura eshte qe se dine pshm qe nji x person eshte gay dhe kur marin vesh shpre3hen: Jo po ti je ndryshe un te njoh ta dua ta miren. Po mire ckane personat e tjere qe mos ua duash te miren? Opo dhe sikur mos ta duash te miren nuk mund ti lesh n e qejf te vet? Ty te plq kafja mua kapucinoja sdo te thote qe te gjithe kemi te njejten gusto apo jo? Hipokrizia vu !

Un jam lesbike dhe kam 5 vjet qe jetoj me te dashuren time . Jam personi me i lumtur ne bote. Nuk e imagjinoj dot veten me dike tjeter. Nuk me mungon mashkulli e as femija asgje , nuk e mendoj jeten time kaq te perkufizuar qe duhet te mbaroj shkollen te gjej burre me leke , te bej femije dhe te rri ne shpi te me mbaje burri ne shpu , Skam qen dakort asnjehere. Ah dhe sa per kureshtaret gay lind nuk behesh se ndryshe je pseudo ose e ben per mode . Gjynah ato qe e bejn per mode po ku i dihet dhe mbase i pelqen ose kane qene te lindur dhe se kane pranuar. Mua sme rrifet fare se cfare paragjykoni juve ,,,dhe se cfare mendoni. Ju flisni un jam nje qind me e lumtur se sa jetet e juaja qe lene per te deshiruar ... dhe mua me vjen keq sinqerisht.. ndjej meshire per ju.  ps: Zoti nuk gjykon se ke dashuron ti, njerez qetesohuni, sepse te dashurosh seshte mekat. Naten Hipokrita, vazhoni keshtu se e keni nisur per bukuri  zti qofte me ju ! Peace and love ! Mwuuuuah

Letra 6
mirmrama anabel.me kte teme sonde ke prek ne sekretin qe maj gjith jetes. jam nje vajze 24 vjece.qe kur maj men une jam ni keshu.gjer ne moshen 12 vjeqare kam mendu qe isha cun.pastaj mas ksaj kohe.fillova te kuptoja qe isha nryshe.u terhoqa.rrija me goca por asihere nuk ja ni femer.asihere nuk kam pas shoqe te ngusht femen.te gjithe lagja.fisi e din qe isha nryshe por asnji asihere nuk ka menu qe jaam e till.gjdo dite duhet te bej luft me veten.sepse jam kshu.dy gjini ne nji gjini.cfaj kam un qe gjdo gje me vjen vetvetiu.eci si cun.menoj si cun.gjdo levizje e trupit tim ashte si cun.per veq fizikut sme lidh asigje me femnen.por kto gjana un munohem me i mshef.per tmos i lan askujt dyshim se jam e till.sepse nase ky sekret zbulohet.ate qast un do vdes.jetoj ne nji qytet verior dhe mosha ime po bahet problem.familja jeme do mem feju.un nuk dua se me duket e njejta gjini.por per hater te gjithqkaje edhe kete kam me ba.edhe un e di qe ashte gja jo jo normale.por asht kaq e pa mundme me e heq nga vetja jeme.gjdo dite per mu ashte nje vujtje.jam ne hall o njerez.edhe un do doja te isha si gjith ju.por zoti me bani kshu qe te jetoj mes femnes e mashkullit.me falni per dialektizmin tem.por menoj me shum se gjuha qe kam perdor.ka renci ajo ca kam then.ju lutem postojeni se asht nje e vertet e dhimshme.sa qe shpesh her kam dash me vra veten.shum her nuk kuptoj pse me pruni zoti ne jet.kur sme dh arsy per te jetu

Letra 7
Mirembrema Anabel, Duke marre shkas nga tema per sonte dhe nga shume komente ne postimet e meparshme vendosa te shprehem edhe une. Jam nje djale, homoseksual, qe jetoj dhe studioj ne Tirane. Te qenit homoseksual ndoshta se konsideroj si bekim, por as si mallkim jo. E konsideroj normale, sepse te tille jemi, njerez normal te cilet pelqejme persona te te njejtit seks. Nuk kam pasur nje jete te lehte, edhe pse ne dukje jam gjithmone duke qeshur dhe duke dhuruar pozitivitet. Si cdo person LGBT, kam vuajtur dhe jo pak. Kam vuajtur nga talljet, kam vuajtur nga pesimizmi dhe mohimi I vetes, sepse ne fillim, kur e kupton se je homoseksual, nuk eshte e lehte as per ty ta pranosh, sidomos ne nje realitet te tille si ky I joni, ku cdo brez ushqehet qe ne vogeli me urrejtje ndaj personave si une. Por e pashe qe me veteurrejtje spo gjeja paqe, kshuqe mu desh te pranoja ate qe isha, dhe sot ndihem mire me veten. Kam vuajtur kur familjare dhe te aferm, por edhe shoke me vinin nofka dhe me therrisnin lloj lloj pseudonimesh nga me banalet. Kam vuajtur edhe nga dashuria. Po po, nga dashuria, dhe 2 here madje. Personat qe u shpreha dashurine e moren vesh, folem, u sqaruam, dhe sot e ksaj dite mbajme kontakte dhe maredhenie sikur asgje te mos kishte ndodhur. Kam shoke dhe shoqe qe e dine, dhe me kane pranuar, dhe per kete do ju jem mirenjohes deri ne frymen e fundit. Ndihesh mire te jesh I pranuar, te te duan packa preferencave seksuale. Ndihesh mire kur mund te jesh vetvetja, edhe pse jo cdo moment dhe jo me cdo person.  Persa I perket atyre qe thone se homoseksual behesh, nuk lind, me lejoni tju them qe e keni gabim. Une nuk u bera homoseksual, linda I tille. Nuk doja, jo, por cti besh, kjo na ra per rrisk. Jetoj me shprese per nje te ardhme me te mire, diku larg Shqiperise, por pse jo dhe ktu. Ndoshta nje dite do e ndryshojme edhe realitetin shqiptar.  Ju faleminderit per kohen e kushtuar, dhe me falni se u zgjata pak.  Anonim te lutem, edhe pse po flas me ane te adreses se nje shoqeje.

Letra 8
Pershensetje. Shqiperia eshte vendi me homofob ne Europe dhe cuditerisht vendi me pazhvilluar.Te gjithe e dime qe ketu paragjykohesh dhe nqs thith me shume ajer.Shoh shume komente fyese nga njerez mekatare.A mund te jete dashuria Krim?Kurre.Njerez jeni aq te ulet saqe trruri nuk ju le te kuptoni deri aq dhe me e rendsishmja as zemra nuk ju lejon ti pranoni LGBT.Dashuria eshte Dashuri,eshte ndjenja me e bukur qe ekziston.Cdo njeri shkruan Be Yourself po kur vjen puna te behesh vetja duke qen Gay/Lesbian asnje nuk te pranon?Ne te gjithe jemi te ndryshem por ndonjehere grupohemi ne grupe dhe shumica e shtyp pakicen keshtu ndodh me LGBT.Njerez tjesht do t'ju keshillloja ta vendosnit veten ne vendit e tyre,Dashuria nuk mund te prese.Hillary Clinton ne foton e saj ne Facebook,Twiter ka vendosur flamurin e Lgbt dhe apsolutisht e ka filluar fushaten e saj mw te drrejten e individit dhe te drrejten per te jetuar e dashuruar.Me kujtohet tani nje proteste e bere ne lezhe kundrra Klodit te BB dhe apsolutish eshte ndodhia me qesharake qe ekziston,nuj jane ngritur ne proteste se skan buke,nuk jan ngritur ne protest per ndonje vrases,kriminel apo ku di un dhe u ngriten per nje njeri qe eshte tjesht vetvetja dhe dashuron ate ke do ai dhe jo ate ke do bota.Njerez te gjithe mendimet dhe komentet tuaja fyese jane nje 0 e madhe ju nuk mund te kuptoni dot,Ne njohim dhe jetojme te verteten.Peace and Love.

Letra 9
Merembrema shqiperi e dashur! Mirembrema o popull! Une me rast te temes dua te bej nje thirrje, per te gjithe ata qe s'I pranojne dot gayte por edhe per popullin shqiptar ne pergjithesi. Pikesepari mundohuni tia ndaloni veten keto argumentat e boshatisura, bajate, dhe injorante ne kulm "zoti beri adamin dhe even dhe jo adamin dhe ademin" apo "gayte do shfarrosin njerezimin" E dyta njehere eshte apsurde dhe idiote. Nuk e shfarros seksualiteti njerezimin o popull, por dehumanizimi, lufta, feja... Ne s'vravem njeri, ne dashuri bejme. Si thoni ju? Me mire dashuri Pak ndryshe apo urrejtje pa kuptim dhe pa arsye? E dyta qe me shqeteson dhe me irriton eshte se populli ( e them ne pergjithsi por nuk po I fus te gjithe ne nje thes ) sa here thuhet fjala "gay" hidhen e perdridhen, irritohen, indinjohen seriozisht, sikur gayte po iu hane buken e po iu pine ujin. Dhe para 1 viti shume pseudo-ïntelektuale, firmosen nje peticion kunder martesave gay. Sikur ky eshte shqetesimi me I madh qe kemi ne ne vend. Po neve po na vene dite per dite nen vete politikanet dhe sbejme ze, na presin dritat, na mbjellin papunesi, korrupsion, varferi gjithandej, halle, probleme, permbytje, vrasje , tritol... Dhe juve ju shqetesojne vetem gayte, qe shkoni e firmosni peticione kunder tyre? Nga gjithe keto halle e probleme, vetem gayte Jane ata qe na shqetesojne? Anabel Aman te lutem ma posto se mezi e prisja kete moment. Faleminderit!

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb