Goli i mrekullueshëm i Jasir Asanit ndaj Polonisë u përzgjodh si një nga golat më të bukur të raundit të fundit në kualifikuesit e UEFA për kampionatin e ardhshëm europian dhe njerëzit më pas e votuan duke e renditur në vendin e parë.
“Falenderoj gjithë shqiptarët kudo në botë që më kanë votuar dhe UEFA sot më ka zgjedhur si goli më i bukur. Jam i lumtur që po ‘e pushtojmë’ UEFA-n çdo herë dhe uroj që të mos jetë kjo e fundit,” u shpreh në Instagram futbollisti shqiptar nga Shkupi.
View this post on Instagram
Futbollistët kuqezi pranuan se goli i Asanit u dha kurajo të gjithëve, duke përforcuar besimin se Polonia nuk ishte e pathyeshme dhe aq më tepër se Shqipëria ishte superiore në fushë kundër skuadrës së Levandowski-t.
Ndeshja përfundoi 2-0, pasi në minutën 62' shënoi edhe Mirlind Daku.