Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi Encën.
Këngëtarja u arrestua pasi kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës së saj. Gjykata vendosi të caktojë masën e detyrimit të paraqitjes.
Report Tv raporton se Enca nuk foli kur u në bankën e të akuzuarës në gjyq, në një seancë pa praninën e kamerave. Xhaxhai dhe njëkohësisht avokati i saj pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan rrënjët e kanabisit u bë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë.
Në vijim do të bëhet një analizë laboratorike për të faktuar nëse këngëtarja ishte apo jo përdoruese e kanabisit.
Kur u arrestua, thuhet se Enca u shpreh se është përdoruese dhe i kishte vazot me kanabis për përdorim vetjak.