
Seriali “And Just Like That” zbulon jetën e grave pas të 50-ave dhe na jep disa mësime shumë të vyera. Ndër kryesoret, është se gratë në të 50-tat janë frymëzuese, bëjnë një jetë fantastike, të çliruar nga zinxhirët e paragjykimeve, si dhe kanë më shumë kohë që të merren me pasionet e tyre.
Frymëzuar nga ky serial, ne të kujtojmë 6 arsyet pse kjo është ndër dekadat më të mira të jetës:
Kur je në të 50-tat ke mendimin tënd
Ke një zë të qartë, të lartë dhe të fortë për të thënë atë që mendon. Vetëbesimi në të 50-tat dhe moskokëçarja janë në nivele mjaft të larta, ndaj le të themi se në këtë dekadë, as ke ndërmend të interesohesh për broçkullat e të tjerëve.
Më shumë kohë për të afërmit dhe miqtë
Miqtë e vërtetë, ata që kanë qëndruar më gjatë në jetën tënde, janë një pasuri e jashtëzakonshme dhe fatmirësisht, në të 50-tat ke më shumë kohë që të krijosh kujtime dhe të bësh biseda me ta.
Tashmë e ke krijuar stilin tënd
Në të 50-tat ti e kupton që s’ia vlen më të vrasësh mendjen se cili stil të përshtatet më shumë. Tik e krijuar stilin tënd autentik dhe vishesh si ta ndjen zemra.
Nuk e vret mendjen për paragjykimet
Mendimet e të tjerëve s’kanë asnjë rëndësi, sidomos kur janë paragjykuese dhe dashakeqe. Ti e di shumë mirë se jeta është e shkurtër, e di edhe më mirë se të tjerët do të flasin dhe gjykojnë, ndaj vijon të bësh atë që do, gjithnjë.
Më shumë kohë për veten
Në këtë dekadë, ti mund ta trajtosh me shumë dashuri veten, të blesh gjërat që do, të bësh trajtimet që dëshiron, pushimet që ke ëndërruar. Pra, të 50-tat është periudha kur ti argëtohesh dhe relaksohesh.
Mosha nuk të përcakton
Mosha s’e përcakton stilin tënd të jetës, kënaqësinë dhe përvojat seksuale, dëshirën për të jetuar dhe ndjekur ëndrrat, andaj, dekada e pestë është pikërisht periudha kur ti ‘zhvishesh’ krejtësisht nga komplekset dhe kupton se jeta është e jotja dhe se vetëm ti mund të marrësh vendimet për veten tënde.