
Pas syzeve, një nga aksesorët më të rëndësishëm të verës është kapelja. Stilistët e kanë kthyer në tendencë, ndaj me siguri këto shtatë modele do i shihni kudo këtë verë.
Model kove(bucket hat) me rrip dantelle për t'u lidhur nën mjekër, me dizajn nostalgjik që ju rikthen pas në vite, njëngjyrëshe ose me motive të qepura në të, shtatë modelet IN janë këtu.
Eksplorueset e stilit të bëhen gati për të “gërmuar” dhe përzgjedhur të preferuarën e tyre!
Me dy ngjyra, të bardhë dhe portokalli dhe një rrip që lidhet nën mjekër, ja një model praktik
Kapelë kovë me material xhins, logo të qëndisur dhe rrip poshtë mjekrës
Me ngjyrë të zezë dhe material të papërshkueshëm nga uji, mbyllje me lidhëse dhe logo në pjesën e parme
Material prej xhinsi të bardhë, me pjesët anësore të gjera, qepje në nuancë bezhë dhe reliev në të
Kapelë me motivin e një ariu të qëndisur në pjesën ballore dhe një lidhëse shumëngjyrëshe
Me ngjyrë bezhë dhe rrip që manovrohet lehtësisht
Kapelë gjysmë transparente, e zezë dhe me logo në pjesën anësore