Social Buzz

Vetëm 1 person ndoqi shfaqjen e saj: Postimi i aktores bëhet viral & shfaqja e radhës është sold out

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2023

Vetëm 1 person ndoqi shfaqjen e saj: Postimi i aktores bëhet viral

Një aktore u bë virale duke postuar një foto ku shfaqej me lot në sy – sepse vetëm një person kishte ndjekur shfaqjen e saj one-woman show (shfaqje ku performon vetëm një grua). Fill pas kësaj, biletat për shfaqjen e saj të radhës u shitën të gjitha.

Georgie Grier postoi një foto duke qarë për mungesën e publikut në shfaqjen e saj "Sunsets" në Edinburgh Festival Fringe. “Ishte vetëm një person në sallë kur performova shfaqjen time ‘Sunsets’ në #edfringe. Është mirë, apo jo? Është mirë...?” shkroi ajo.

Vetëm 1 person ndoqi shfaqjen e saj: Postimi i aktores bëhet viral

Postimi në Twitter u bë viral dhe grumbulloi miliona shikime dhe mijëra pëlqime dhe komente mbështetjeje. Sipas Guardian, biletat për shfaqjen e radhës u shitën të gjitha.

"Kur e postova, shpresoja për disa mesazhe mbështetjeje ose këshilla nga aktorët e tjerë të Fringe, megjithatë nuk e kisha idenë se sa do t’i prekte njerëzit," tha ajo për The Guardian.

Vetëm 1 person ndoqi shfaqjen e saj: Postimi i aktores bëhet viral
Georgie Grier përshëndet audiencën në shfaqjen e fundit

Përpos komenteve mbështetëse, pati edhe kritikë që thanë se “ajo e postoi foton duke qarë për vëmendje”, ndërsa të tjerë aluduan se “ishte e gjitha marketing”. Edhe nëse ka qenë e gjitha në kuadër të marketingut për shfaqjen e saj, ideja mbetet gjeniale.

Edinburgh Festival Fringe është një nga vendet me numrin më të lartë të shfaqjeve, me më shumë se 3,000 shfaqje që zgjasin për tre javë. Shumë shfaqje janë nga artistë amatorë dhe të panjohur dhe lufta për të tërhequr audiencë është intensive.