Bota

UNESCO sugjeron vendosjen e Venecias në listën trashëgimive në rrezik

Shkruar nga Anabel

1 Gusht 2023

UNESCO sugjeron vendosjen e Venecias në listën trashëgimive 
Venecia mund të hyjë në listën e trashëgimive që rrezikohen, sipas UNESCO-s dhe kjo mund të shmanget nëse qeveria italiane shtrëngon masat për të mbrojtur qytetin.

UNESCO sugjeron vendosjen e Venecias në listën trashëgimive
 
UNESCO ka rekomanduar që Venecia të hyjë në këtë listë, sepse qyteti po përballet me dëme “të parikuperueshme” për shkak të problemeve që janë shkaktuar nga ndryshimet e klimës dhe turizmit masiv.

UNESCO sugjeron vendosjen e Venecias në listën trashëgimive
 
Në një deklaratë, UNESCO u shpreh: “Efektet e përkeqësimit të vazhdueshëm për shkak të ndërhyrjes njerëzore, duke përfshirë zhvillimin, ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv, kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të parikuperueshme në vlerën e jashtëzakonshme dhe universale që mbart qyteti. Për më tepër, efektet e kombinuara të ndryshimeve të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, po shkaktojnë përkeqësim dhe dëmtim të strukturave të ndërtimit dhe zonave urbane”.

UNESCO sugjeron vendosjen e Venecias në listën trashëgimive
 
Autoritetet veneciane thanë se do ta lexonin me kujdes rekomandimin dhe të komunikonin me qeverinë italiane.

UNESCO sugjeron vendosjen e Venecias në listën trashëgimive
 
Nga ana tjetër, Venecia po përballet me një shifër të konsiderueshme turistësh, të cilët janë dyndur drejt qytetit ikonik, pas përmbytjeve që pësoi qyteti në vitin 2019 dhe pandemisë që ndërpreu turizmin në Venecia.