Në vijim do të gjeni disa rregulla që gratë shtatzënë duhet të ndjekin në plazh.
1. Ndalohet qëndrimi në diell në orët më të nxehta të ditës.
2. Përdorni krem mbrojtës për fytyrën dhe trupin për të evituar shfaqjen e njollave në fytyrë.
3. Pini ujë dhe konsumoni ushqime që ju hidratojnë.
4. Shmangni peshkun dhe frutat e detit të papërpunuara.
5. Bëni not, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut te këmbët.
6. Hani pak dhe shpesh, sidomos perimet dhe frutat, por evitoni frutat me shumë sheqer, si rrushi, bananet, ananasi dhe fiqtë.
7. Kini kujdes nga ulja e tensionit. Mund t’ju ndodhë edhe kur bëni lëvizje të vogla.
8. Në rast se keni dhimbje koke, mund ta keni nga dielli. Largohuni menjëherë në një vend të freskët.
9. Mos u ulni kurrë në rërë apo shezlong pa peshqir personal sepse mund të merrni infeksion.
10. Mos konsumoni pije me alkool. E dimë që ju ka marrë malli dhe plazhi nuk shijon pa to, por kujtoni bebushin.
- Qyteti japonez këshillon gratë shtatzëna të gatuajnë, pastrojnë dhe t'u bëjnë masazh burrave o.O
- Seksi gjatë shtatzënisë: Disa pozicione për kënaqësi maksimale
- 10+ fjali që nuk duhet t’ia thoni një gruaje shtatzënë (nëse e doni jetën tuaj)
- Nga flokët te simptomat: Besëtytnitë më të çuditshme për gratë shtatzënë
- Gjaku me rezus negativ dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini
- Sheh në ëndërr sikur je shtatzënë? Ja kuptimet e mundshme
Burimi: Healthline