Udhetim

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me luksin dhe komoditetin

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2023

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me

Bonaca do të thotë 'ujëra të qetë' dhe kjo është fjala jonë e preferuar për ketë muaj. Kjo fjalë do të
përshkruante më së miri një tablo të pikturuar në mendje, nëse do të flisnim për pushimet. Ujëra të qetë, të ngrohtë, në një gji të vogël të mbuluar nga gjelbërimi i harlisur.

E nëse mendoni se ky përshkrim është fryt i imagjinatës sonë, gaboni. Në fakt është Gjiri i Bokës, një nga brigjet më spektakolare, pak orë larg nga Tirana, për të cilin nuk e di a jemi në gjëndje ta përshkruajmë vetëm me fjalë.

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me

I gjendur në Malin e Zi, një rajon befasues, i njohur për historinë, kulturën dhe bukurinë e egër natyrore,
në harmoni të plotë me natyrën, do të gjeni si një zgjatim i harmonisë absolute, resortin Portonovi
ofron çdo komoditet për pushimet që s'do të donit të mbaronin kurrë. Portonovi është shumë më tepër
sesa thjesht një resort luksoz, është një shtëpi e dytë, një vend ku njerëzit mblidhen për të përqafuar
stilin e jetës së Mesdheut dhe shijuar një jetë më të pasur me përvoja.

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me

Në një fshat që gëlon nga gjallëria e jeta, një komunitet në lulëzim, Portonovi është resorti luksoz, ku të
gjithë do të donim të kalonim disa ditë pushimesh. Por përse të prisni më shumë, kur menjëherë mund të
dërgoni një mesazh në grupin e shoqeve, kushërirave, familjes apo edhe vetëm të dashurit të zemrës e
të arratiseni. Pushimet në Portonovi nuk janë thjesht disa ditë larg punës e stresit, por janë kohë cilësore
që ju ndryshon konceptin sesi pushimet e vërteta duhet të duken.

Me më shumë se 10 lloje rezidencash, qofshi vetëm, i shoqëruar në çift apo në grup deri në 8 veta, në
Portonovi, çdokush e gjen perlën e tij të rrallë.

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me

Suita Kumbor, dhe Suita Deluxe Mimosa janë strehëzat ideale për çiftet e reja, ose prindërit e rinj, e
gjendur në zemër të Portonovit me pamje të mrekullueshme të fshatit. Komode, e luksoze në të njëjtën
kohë në këtë suitë, çdo nevojë, kërkesë a dëshirë e juaja do të plotësohet sikur të kishit në dorë një
shkop magjik.

Suitat nën emrin Bonaca, të transmetojnë një gjendje si vetë kuptimi i fjalës. Këto suita ofrojnë një
akomodim luksoz për një familje ose një grup prej katër anëtarësh, me pishina, pamje nga deti ose nga
fshati. Hapësira ideale, si një shtëpi e dytë, nuk mund të ishte më kaq pranë shtëpise suaj reale.
Pesë tipe të tjera rezidencash janë në dispozicionin tuaj, nëse i përkisni atij grupi shoqëror që të gjithë
thonë "po".

Ideale për deri në gjashtë persona suitat, deri në 320 metra katrorë, janë streha ku do të krijoni kujtimet më të bukura me njerëzit e dashur. Me pishina private, 3 tualete, çdo ambient për t'u ndjerë si në shtëpi, me ballkone të mëdha, të përshkuara nga drita natyrale këto suita janë ndërtuar duke pasur në qendër pushuesin dhe nevojat e dëshirat e tij.

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me

Marrja me qira e një apartamenti apo vile në Portonovi, është gjithashtu vendimi i duhur kur bëhet fjalë
për festimin e rasteve të lumtura dhe okazioneve mes njerëzve të dashur. Suitat e dekoruara me stil të
pakohë, perfekte që përcjellin më së mirë stilin e jetës mesdhetare, ofrojnë pamje spektakolare nga deti,
porti apo fshati turistik. Rezidencat janë të pajisura me elektroshtëpiaket e fjalës së fundit dhe çdo
eksperiencë e juaj do i kalojë pritshmëritë tuaja.

Luksoze, por në të njëjtën kohë praktike, këto rezidenca arrijnë deri në një hapësirë prej 360 metrash
katrorë, me pishinë, disa tualete, kuzhinë dhe kanë çdo ambient për t'u ndjerë si në një shtëpi të dytë.

Destinacioni me chik i verës, ku stili i jetës mesdhetare shkrihet me

E nëse marrja me qira e një nga rezidencave të mësipërme, mund të jetë arsyeja kryesore përse ju
ftojmë të vizitoni këtë resort, ka qindra arsye të tjera që mbështesin mendimin tonë. Resorti Portonovi
është një destinacion që ka gjithmonë për të ofruar përgjatë gjithë vitit, dhe ju sjell më afër stilin e
rafinuar të jetesës mesdhetare.