Muzika

Shpat Kasapi dhe Ardian Bujupi guxuan të ndryshojnë ‘Valle kosovare’ dhe nuk dimë ç’të mendojmë o.O

Shkruar nga Anabel

16 Qershor 2023

Shpat Kasapi dhe Ardian Bujupi guxuan të ndryshojnë ‘Valle

Zonja dhe zotërinj, përgatituni për të dëgjuar një version tjetër të “Valle kosovare”, në të cilën Ardian Bujupi dhe Shpat Kasapi kanë guxuar të rikrijojnë këngën e përjetshme.

Dikur, andej nga fillimi i viteve 2000, shpat Kasapi na dhuroi një perlë muzikore. “Valle kosovare” ishte kënga që hapte "mbëmjet" e gjimnazit në orën 11 paradite; ishte kënga që kërcehej për festat e nëntorit nëpër shkolla; ishte kënga që ngrinte në valle të gjithë të ftuarit nëpër dasma. Kënga është një hit i dekadave të fundit dhe nuk mund të prekej...ose kështu mendonim ne.

Hyn Ardian Bujupi. Me dëshirën për t’i bërë një homazh, me shpirtin e tij kreativ, Ardiani mori hapin e guximshëm për të krijuar një version modern të kryeveprës ikonike. E admirojmë guximin e Ardianit.

Por a duhet prekur çdo këngë nga “duart” e modernizimit? Imagjinoni ëmbëlsirën tuaj të preferuar të fëmijësirë, atë ëmbëlsirë që jua bënte gjyshja të dielave. Tani, imagjinoni që dikush e ndryshon recetën dhe shton lakër, sallatë jeshile dhe fara chia për ta bërë “më të shëndetshme”. Ne e vlerësojmë përpjekjen për ta bërë më #healthy, por ndonjëherë thjesht nuk duam të përmirësojmë diçka që është e përsosur në llojin e vet.

“Valle kosovare” është ëmbëlsira e fëmijërisë – ajo ëmbëlsirë që e kemi shijuar ndër vite. Tani, nuk duam të dukemi shumë seriozë dhe melankolikë. Në fund të fundit, bota ka nevojë për aventura dhe guxim. Versioni i ri i “Valle kosovare” është si ai shoku moskokëçarës që vjen me tuta të shkurtra sportive në një mbrëmje gala, sepse mendon se njerëzit vishen si e ndiejnë. Ai është në rregull me të vetën, por kjo nuk do të thotë që ne s’do ta shohim paaak çuditshëm.

Sidoqoftë, muzika është personale; do ta dëgjojmë dhe shijojmë versionin e ri të “Valle kosovare”, pavarësisht brenda nesh duam që disa gjëra, të lihen të paprekura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)