Elvana Gjata, përmes disa postimeve në Instagram, zbuloi artistët që do të performojnë para nisjes së koncertit “Dekada”, si edhe të tjerët që do t’i bashkohen më vonë në skenë për të performuar me të.
Këngëtarët që do të performojnë para koncertit janë Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni.
Gjatë koncertit, Elvanës në skenë do t’i bashkohet MC Kresha, Capital T, Ledri Vula, e motra, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Yll Limani, Bardhi dhe DJ Dimmi-O.
Kurioziteti i shumëpritur recital i Elvana Gjatës, do të zhvillohet më 22 qershor në stadiumin Air Albania. Kemi zbuluar disa detaje që na bëjnë të mendojmë se ky koncert i saj, i pari në të tilla përmasa, do të jetë një ngjarje historike në karrierën e Elvana Gjatës. Për më shumë, lexoni këtu.