Celebrity

Princesha Eugenie njofton se është bërë nënë për herë të dytë

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2023

Princesha Eugenie njofton se është bërë nënë
Instagram

Princesha Eugenie njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë dhe emri i bebushit është Ernest George Ronnie Brooksbank.

Eugenie e postoi lajmin e bukur në Instagram dhe shkroi: “Jack dhe unë donim të ndanim me ju lajmin se djali ynë i vogël, Ernest George Ronnie Brooksbank lindi më 30 maj 2023, orë orën 8:49, me peshën 3.2 kg”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie)

Emri i mesëm bebushit ka një kuptim special, pasi emri George lidhet pikërisht me stërgjyshin e saj, mbretin George VI, si dhe me të atin e Jack, George Brooksbank, i cili ndërroi jetë në vitin 2021.

Edhe emri i djalit të parë të Eugenie, August Philip Haëke Brooksbank është vendosur në nder të princit Philip.

Princesha Eugenie njoftoi se po priste bebushin e saj të dytë në janar të këtij viti, duke u shprehur shumë e lumtur. Prindërit njoftuan e ndanë publikisht lajmin e pritjes së ëmbël në shtator të 2020-ës, duke shtuar se bebi pritet të vijë në fillim të 2020-ës, gjithashtu u dha edhe një njoftim në rrjetet sociale të pallatit mbretëror:

“Lartësia e saj, princesha Eugenie dhe Z. Jack Brooksbank kanë kënaqësinë t’ju njoftojnë se do të bëhen prindër në fillim të vitit 2021. Duka i Jorkut dhe Sarah, dukesha e Jorkut, zoti dhe zonja Brooksbank janë të ngazëllyer nga lajmi.” - shkruhej në njoftim.