Nita Latifi dhe Bledi Mane janë përplasur virtualisht dhe dje, kanë pasur përballjen e parë përballë njëri-tjetrit për t’u sqaruar me njëri-tjetrin.
Fillimisht, Bledi s’i kurseu aspak kunjat për “gabimet e vazhdueshme” të Nitës. “Unë kisha vendosur të mos përmendja asnjë nga banorët e shtëpisë së “BBVA” dhe vendosa që të merresha me projektet e mia, por lexoja herë pas here që një ish-banore jepte intervista të pafundme dhe zgjodha që me pak humor dhe sarkazëm, pa lënduar asnjeri, pa përmendur emrin dhe mbiemrin, pa publikuar foto, të reagoja edhe unë si njeri i gjallë që jam”, referuar reagimeve nëpër rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, Nita shpjegoi se nëpër intervista u përgjigjet pyetjeve që i bëjnë moderatorët dhe se vijon ta respektojë Bledin dhe bisedat e momentet që kanë përjetuar brenda shtëpisë. Ajo sqaroi se ishte bezdisur se Bledi ka përfituar nga zhurma që ka qarkulluar nga njerëzit që e kanë kritikuar Nitën dhe se ajo priste që një mik si Bledi të mos bënte një veprim të tillë dhe as të publikonte foto të dasmës dhe të shtonte zërat dhe kritikat.
Nita tha se brenda “BBVA” nuk arriti të krijonte shoqëri, pasi ajo donte që njerëzit të ishin realë dhe në fakt, konkurrentët kishin qëllim vetëm të bënin lojë.
Në një pikë, debati u agravua dhe biseda kaloi në një nivel personal. Nita e pyeti Bledin se kur do të martohej me Ronaldon, referuar një postimi që Bledi ka bërë në rrjetet sociale, ndërsa Bledi i sugjeroi që “të merrte pavarësinë, të bënte lekë dhe nëse nuk arrinte t’i bënte me muzikën, mund të bëjë punën e mësueses”. Më pas, ai tha se para kamerave Nita u përqafua, u puth dhe u martua dhe më pas, i doli kundër. Në këtë moment, këngëtarja, me të drejtë, u irritua me komentin e Bledin dhe e mohoi kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë.
Më pas, situata u bë më e qetë dhe u pasua me disa batuta. Tani, presim një tjetër përballje mes tyre, me shumë gjasa, virtuale.
Nita Latifi debaton me Bledi Manen, këtë herë përballë

Shkruar nga Anabel
28 Maj 2023