TV Mania

Luiz Ejlli tregon arsyen pse hoqi dorë nga muzika dhe bën një premtim

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2023

Luiz Ejlli tregon arsyen pse hoqi dorë nga muzika dhe bën një
YouTube

Mund të themi se pa diskutim, Luiz Ejlli ka qenë një ndër personazhet më të diskutuar. Mbrëmjen e sotme, Luizi ka treguar rrjedhën e jetës së tij dhe ka treguar se pse vendosi të hiqte dorë nga muzika.
 
Ai, i prekur, tregoi se muzika ishte ëndrra e tij, por krijoi një lidhje 10-vjeçare, u shpërngul në Francë dhe pasi u nda nga ish-partnerja, ishte shumë vonë për t’u rikthyer sërish me një projekt të ri.

Luizi rrëfeu se me ish-partneren, u nda për një debat momental dhe se në atë mbrëmje, po binte shi dhe se ai mori makinën, uli sediljen dhe fjeti në makinë.
 
Gjithashtu, Luizi tregoi edhe se personi në fjalë nuk e kuptoi kurrë se sa e rëndësishme ishte për të muzika dhe kënga. Banori tha se i ka fituar sfidat e tij dhe se para se të hynte në “BBVA”, kishte menduar të shpërngulej përgjithmonë në SHBA. Por, tanimë, ka shpresa për të qëndruar dhe premtoi se shumë shpejt, pasi të dalë nga shtëpia, do të rikthehet në muzikë.

Artikuj të sugjeruar: