Kinema & TV

Henry Cavill rikthehet në sezonin e fundit (për të) në serialin “The Witcher”

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2023

Henry Cavill rikthehet në sezonin e fundit (për të) në
YouTube/ Netflix

“The Witcher” është rikthyer sërish, në sezonin e tretë dhe përmes trailer-it, shohim Henry Cavill i cili ndërmerr aventurën e fundit si Geralt. Ai do të lërë pas këtë përvojë në sezonin e katërt, kur do ta marrë stafetën Liam Hemsworth.

Trailer-i i ri i “The Witcher” është publikuar në kanalin e Netflix në YouTube dhe mund ta shihni këtu.

Henry ka thënë në një postim në Instagram se nuk do të jetë në rolin e tij epik në këtë serial dhe aktori është shprehur:

“Unë do i dorëzoj medalionin dhe shpatat e mia në sezonin e katërt. Në vendin tim, mantelin e Ujkut të Bardhë do ta marrë zotëria fantastik, Liam Hemsworth”, shkroi Henry, duke ia lënë stafetën dhe rolin e tij Liam.

Ky i fundit u shpreh shumë mirënjohës për rolin e ri.

“Si një fans i “The Witcher”, jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të luaj Geralt of Rivia. Henry Cavill ka qenë një Geralt i jashtëzakonshëm dhe jam i nderuar që po më jep frerët dhe shpatat e Ujkut të Bardhë në këtë kapitull të ri të aventurave”, u shpreh Liam dhe mezi presim ta shohim si Geralt-in e ri.

Deri atëherë, le të shijojmë Geralt-in e vjetër, për aq kohë sa mund ta shohim. :(

Artikuj të sugjeruar: