Muzika

Mos thoni që s’ju thamë! Sot prisni një super surprizë nga Elvana Gjata dhe Dhurata Dora

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2023

Mos thoni që s’ju thamë! Sot prisni një super surprizë
Instagram

 
Jeni gati që të mos e hiqni dot nga mendja dhe ta këndoni në punë, në shtëpi e në rrugë këngën e re të Elvanës dhe Dhurata Dorës? Dyshja fantastike do të sjellë “Rrotullo” një tjetër bashkëpunim, që pritet të bëjë namin!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)


Kënga është goxha energjike dhe sjell pak më herët verën! Nëse s’jeni gati, keni kohë deri në 19:30 që të ndjeni gjithë vibe-n që sjell “Rrotullo”, të tundeni dhe të shkundeni, sepse jemi të bindur që s’do t’i rezistoni dot.
 
Menjëherë njerëzit janë fiksuar nga teaser-i i postuar në llogaritë e gocave në Instagram dhe që tani e dimë që “Rrotullo” do të jetë hiti i verës.
 
Ndërkohë, deri në 19:30, po dëgjojmë “Luj”, se na ka marrë ca malli për Elvanën dhe Dhuratën!