Frank Ocean anuloi performancën e dytë të planifikuar për këtë fundjavë në Coachella, një javë pasi performanca e parë – shfaqja e tij e parë live në gjashtë vjet – la shumë fansa të zhgënjyer dhe konfuzë.
Një përfaqësues i muzikantit konfirmoi për Rolling Stone të mërkurën mbrëma se performanca e ardhshme u anulua sepse këngëtari pësoi një dëmtim në këmbë gjatë javës së parë të festivalit.
Sipas përfaqësuesit, mjekët e kanë këshilluar që të mos performojë për shkak të dy frakturave dhe ndrydhjes në këmbën e majtë.
Ocean tha: “Ishte kaotike. Ka pak bukuri në kaos. Nuk ishte ajo që kisha ndërmend të tregoja, por u kënaqa që isha atje dhe do të shihemi së shpejti.”
Performanca e Frank Ocean në Coachella të dielën e kaluar ishte shfaqja e tij e parë që nga viti 2017, e cila nuk u prit edhe aq mirë. Ishte planifikuar që të performonte në një pistë patinazhi me 100 patinatorë, por skena u çmontua vetëm disa orë para performancës, sepse Ocean nuk mund të performonte i sigurt për shkak të dëmtimit në këmbë.
Ai u kritikua nga pjesëmarrësit në Coachella për faktin që u ngjit vonë (pothuajse 1 orë me vonesë) dhe zbriti shpejt nga skena, shumë herë nuk këndoi live, i ktheu shpinën turmës, si dhe nuk këndoi këngët e preferuara të fansave.
- Justin e zuri gjumi gjatë performancës së Frank Ocean?! O.o
- Harrojeni stilin e vjetër në Coachella – Ja ç’po veshin njerëzit këtë vit
- Pas puthjes së shumëpërfolur në Coachella, a janë rikthyer bashkë Camila & Shawn?
- Performanca e Rosalía (& të fejuarit të saj) në Coachella: Njerëzit s’po i ndalin dot komentet