
Neymar do të bëhet sërish baba! Futbollisti brazilian njoftoi fansat në llogarinë e tij në Instagram se së bashku me partneren, Bruna Biancardi, janë në pritje të një bebushi.
View this post on Instagram
Ata publikuan një album me foto dhe ndër të tjera u shprehën se prindërit po e ëndërrojnë dhe planifikojnë jetën e bebushit dhe e dinë se ai do të plotësojë dashurinë e çiftit dhe do t’i bëjë ditët e tyre më të lumtura.
Futbollisti i PSG, (emri i së cilit është Neymar da Silva Santos Júnior ) është gjithashtu babai i Davi Lucca, i cili lindi më 24 gusht 2011, kur Neymar ishte në një lidhje me Carolina Dantas.
Por, edhe marrëdhënia me Bruna-n nuk ka qenë kaq e qetë. Ata u ndanë në mënyrë të bujshme, për t’u ribashkuar sërish në ditëlindjen e tij. Në gusht të 2022-shit, Bruna dhe Neymar njoftuan fansat se i kishin dhënë fund marrëdhënies, pas fejesës së tyre në janar të vitit të shkuar. Asokohe u tha se 27-vjeçarja u nda nga Neymar sepse ky i fundit e kishte tradhtuar, por ajo i mohoi aludimet.
Më pas, për ditëlindjen e Neymar, Bruna postoi një album me foto, ku shkruante edhe urimin për yllin e futbollit: “Gëzuar ditëlindjen bukurosh. T’i thashë të gjitha sot”, shkruan ajo dhe i uron yllit të futbollit një vit fantastik me bekime, festa, miq, arritje, synime dhe shëndet. Uroj që Zoti ta mbrojë lidhjen tonë”.
Artikuj të sugjeruar: